Author: almakos

Bullgaria është ende në procesin zgjedhor dhe qeveria nuk është formuar akoma, por nëse Bullgaria thotë “jo” këtë herë për të filluar negociatat, Polonia do të ndërmarrë disa hapa,” tha presidenti polak Andzhej Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me nikoqirin e tij Stevo Pendarovski. – Advertisements – “Shpresoj se qeveria e sapoformuar në Bullgari do të ketë qëndrim më konstruktiv në lidhje me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në këtë pikë dua të them se Polonia i jep mbështetjen e saj të pa-rezervë Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, dhe këtu dua…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Lin Hard. Demokratja falënderoi ministrin për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në procesin e integrimit europian si dhe ndihmën gjatë tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.Tabaku theksoi se integrimi europian është një proces, i cili kërkon një strukturë përgjegjëse dhe për këtë qeveria nuk ka menduar gjatë këtyre viteve. Gjithashtu nuk ka një buxhet të dedikuar për të. Ajo u shpreh se Bashkimi Europian duhet të nisë negociatat me Shqipërinë, jo sepse janë përmbushur kushtet por si një mjet monitorimi për vendin.…

Lexo më Shumë

Derisa nuk konstituojnë kuvendin dhe nuk formojnë qeverinë duhet të përmbahemi nga çfarëdo komenti dhe nuk do të komentojmë deklaratat që vijnë nga Sofja. – Advertisements – “Derisa të konstituohet parlamenti në Bullgari, ne nuk duhet të merremi me deklarata që vijnë nga njerëz që janë ende kandidat për ndonjërin nga funksionet kyçe në shtet,” tha presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij polak Andzhej Duda. “Po flasim për deklarata nga të dyja palët. Qoftë nga ministri i jashtëm teknik, qoftë nga kandidatët presidencialë, apo nga ata që do të formojnë qeverinë e ardhshme,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u nderua sot nga Universiteti ‘Luarasi’ me titullin ‘Honoris Causa’. Në një ceremoni të veçantë, Presidentja e Universitetit ‘Luarasi’, Fabiola Hysenbelliu i dorëzoi titullin akademik, zv/kryeministrit Abazoviç. Në fjalën e tij përshëndetëse, Abazoviç  dha mesazhe të forta për bashkëpunim dhe forcim të mëtejshëm të lidhjeve mes shqiptarëve. “Përshëndetje miqve që janë mbledhur sot te ‘Luarasi’, në një ditë të jashtëzakonshme ku nderohen dhe respektohen dy shqiptarë të mirë Dritoni dhe Dritani, një nga Kosova një nga Mali i zi, por shqiptarë me mish e me shpirt dhe ata që na kanë bërë krenarë…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi sot se Polonia mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se zhbllokimi i këtij procesi është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin. – Advertisements – “Temë kyçe ishte integrimi evropian. Me presidentin Duda kishim bisedë konstruktive në këtë drejtim. Polonia është mbështetëse e fortë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i bisedimeve është i një rëndësie të veçantë për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Si aleatë ën NATO kemi këmbyer mendime për situatën mes Polonisë dhe Bjellorusisë, rreth krizës humanitare.…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë. Edi Rama ka qen♪7 i pranishëm në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për maturantët ekselentë, ndërsa theksoi se ata nuk duhet të kenë frikë nga ëndrrat e mëdha. Rama tha se për shkak të detyrës së tij ai ka takuar fëmijë ekselentë, që vinin nga familje jashtëzakonisht të varfra, si një shembull që nëse do të ecësh para , nuk ka justifikim që mund të ndalë. Rama: Mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vijnë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nga ata që i kanë pas të gjitha justifikimet që kemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në Facebook shkruar se asnjëherë nuk është larguar nga LSDM-ja, se është anëtarë i LSDM-së dhe për këtë arsye nuk ka nevojë që të kthehet në LSDM, ai nënvizon se po pret mbledhjen e Komitetit Qendror të partisë. – Advertisements – “Askush nuk mund të më kthejë në partinë nga e cila nuk jam larguar kurrë dhe sipas statutit të LSDM-së sime, jam ende anëtar dhe në të njëjtën kohë pres me padurim mbledhjen e Komitetit Qendror, ku do të diskutojmë statusin tim, por edhe politikat humbëse të një…

Lexo më Shumë

Naftëtarët e uzinës së Ballshit kanë dalë sot në protestë, ndonëse qeveria miratoi një vendim për akordimin e një page për 2 vite me radhë. Por mesa duket një gjë e tillë nuk i ka kënaqur. Ata janë mbledhur para rafinerisë së naftës, ndërsa kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa pohojnë të vendosur se nuk do të lejojnë demontimin e uzinës. Në një prononcim për mediat, kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se ardhja e një kontejneri që mendohet se do të bënte edhe demontimin e uzinës, ka vënë në lëvizje naftëtarët. “Në buxhetin e ri…

Lexo më Shumë

Bullgaria është nën presion të madh ndërkombëtar për të tërhequr veton për Maqedoninë e Veriut, deklaroi për BNT, ish zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Lubomir Quçukov. Ai, konsideron se afati i tërheqjes së vetos për fillimin e negociatave të Shkupit me BE-në është shumë i shkurtër. – Advertisements – “Në kushtet e tanishme, kur në Bullgari janë negociatat për krijimin e Qeverisë, nuk ka mënyrë për të sjell vendimin para Samitit të BE-së”, thotë Quçukov. Ish diplomati i Lartë bullgar konsideron se është e rëndësishme të shihet qëndrimi i zyrtar i liderëve të “Ndryshimi vazhdon” Kirill Petkov dhe Asen…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ është zhvilluar një marshim paqësor kundër dhunës ndaj fëmijëve. Në këtë marshim janë bashkuar qytetarë , figura politike, shoqëria civile. Gjithashtu pjesë e këtij marshimi ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Ndërsa foli për mediat, Nikolla theksoi se vrasja e 8-vjeçarit në Fier është një ngjarje e rëndë e cila ka tronditur mbarë shoqërinë. Gjithashtu ajo u shpreh se rikthimi i dënimit me vdekje nuk është vendim i duhur dhe se nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta. “Përfshirja ime është përfshirja e një nëne, e një qytetare e krye parlamentares…

Lexo më Shumë

“Kërkojmë rritje të çmimit të shërbimeve për 30%, gjegjësisht të shkojnë nga 24.500 deri në 26 mijë denarë. Kjo për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe derivateve të naftës, thotë kryetari i Asociacionit Kombëtar të Autoshkollave, Vozitësve dhe Instruktorëve “Obuka-l”, Jonçe Apostoloski në emisionin “Utrinski Brifing”. – Advertisements – Sipas tij, kjo iniciativë është nga të gjitha autoshkollat ​​në vend, dhe disa tashmë kanë filluar punën me çmimin e ri. “Nëse nuk mund të punoni me fitim me këtë çmim, atëherë çfarë të bëni. Më parë çmimi minimal ka qenë 19.300 dhe këtu nëse i zbrit ato 3.000…

Lexo më Shumë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë. Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor. Në gusht, aplikimet ishin më të larta dhe se muajt e fundit përpara se të fillonte pandemia, dhjetor 2019 dhe janar e shkurt 2020. (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në…

Lexo më Shumë