Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi sot se Polonia mbështet fuqishëm integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe se zhbllokimi i këtij procesi është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin.
– Advertisements –
“Temë kyçe ishte integrimi evropian. Me presidentin Duda kishim bisedë konstruktive në këtë drejtim. Polonia është mbështetëse e fortë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i bisedimeve është i një rëndësie të veçantë për gjithë Ballkanin Perëndimorë. Si aleatë ën NATO kemi këmbyer mendime për situatën mes Polonisë dhe Bjellorusisë, rreth krizës humanitare.
Polonia e kupton pozicionin në të cilin jemi dhe po bën përpjekje për t’i tejkaluar pengesat me të cilat përballemi, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për shtyp në Villa Vodno me homologun e tij polak Andrzej Duda.
Duke folur për sfidat në rrugën e hapjes së negociatave me BE-në, Pendarovski ndër të tjera tha:
Polonia tregon mirëkuptim të madh për pozicionin në të cilin jemi dhe po bën përpjekje për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave me të cilat përballemi, jo vetëm dypalëshe, por edhe përmes Grupit të Vishegradit dhe forumeve të tjera rajonale në të cilat është anëtare”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.



