Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u nderua sot nga Universiteti ‘Luarasi’ me titullin ‘Honoris Causa’. Në një ceremoni të veçantë, Presidentja e Universitetit ‘Luarasi’, Fabiola Hysenbelliu i dorëzoi titullin akademik, zv/kryeministrit Abazoviç.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Abazoviç dha mesazhe të forta për bashkëpunim dhe forcim të mëtejshëm të lidhjeve mes shqiptarëve.
“Përshëndetje miqve që janë mbledhur sot te ‘Luarasi’, në një ditë të jashtëzakonshme ku nderohen dhe respektohen dy shqiptarë të mirë Dritoni dhe Dritani, një nga Kosova një nga Mali i zi, por shqiptarë me mish e me shpirt dhe ata që na kanë bërë krenarë në arena të ndryshme. Dikush në sport, dikush në politikë për të na konfirmuar atë që besojmë të gjithë se ka ardh ora e shqiptarëve.
Kur ne shqiptarët promovojmë njëri tjetrin mbështesim njëri tjetrin, lidhim duar me njëri tjetrin bashkojmë kauzat me njëri tjetrin i përveshemi punës, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Sot është dita për të nderuar për t’ju respektuar për t’ju thënë që jemi jashtëzakonisht krenarë. Ndihem keq që s’kam aty sot, por shumë shpejt do jem edhe në Kosovë edhe në Mal të Zi për të kaluar kohë e për t’jua thënë në sy sa krenarë jemi në të Tiranës për ju.” tha Veliaj ndërsa shprehu mirënjohje të vecantë për Universitetin ‘Luarasi’.
“Një mirënjohje të vecantë Universitetit Luarasi, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë ta themi fjalën e mirë për njëri tjetrin ta themi gjestin e mirë, ta bëjmë respektin ndaj njëri tjetrit. Nëse ne shqiptarët nuk flasim mirë edhe nuk respektojmë e nuk lartësojmë njëri tjetrin kush do ta bëjë. Kështu që, shumë faleminderit ‘Luarasi’ edhe gjithë miqve që janë prezent edhe një përqafim Dritonit dhe Dritanit.”- u shpreh Veliaj.



