Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur. Në qytetin e Durrësit është vënë në pranga 58-vjeçari me inicialet R.A, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur. Mësohet se burri ka ngacmuar seksualisht si dhe ka përndjekur minorenen në qytetin bregdetar.
NJOFTIMI I POLICISË:
U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Përndjekja”. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



