Jo vetëm qytetarët e Tiranës, edhe ato të Fierit ka ndezur qirinj në nderim të 8-vjeçarit Mateo, që u vra barbarisht nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalamani.
Në qendër të qytetit, qytetarët kanë vendosur qirinj dhe kanë formuar me të emrin e 8-vjeçarit të ndarë. Ndërsa në një tavolinë të ngritur, qëndron foto e vogëlushit. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në Fier. Sipas të dhënave të publikuar nga policia, fëmija ishte larguar nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Mamaja e djalit, teksa u merakos për këtë mungesë ka denoncuar rastin në polici e disa orë më pas, u gjet trupi i pajetë i Mateos në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, i mbuluar me baltë. Kujtojmë se ndaj këtij të fundit Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg”, por për familjarët kjo masë nuk është e mjaftueshme. Ata kërkojnë që vrasësi të dënohet me vdekje, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.



