Nga e hëna 60 të punësuar në komunën e Butelit të Shkupit nuk do të jenë në punë. Kryetari i ri i Butelit Darko Kostovski përmes rrjetit social facebook njoftoi se vendimin për largimin nga puna të 60 vetëve e ka miratuar sepse 30 prej tyre me vite nuk kanë shkuar në vendin e tyre të punës, një pjesë kanë shkuar herë pas here, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të rregullt por nuk kanë pasur kurrfarë detyrimesh në punë.
– Advertisements –
Të gjithë këta persona ka qenë të punësuar në kohë të caktuar, ndërsa kontrata iu skadon të shtunën,shkruan Kosotovski. Sipas tij administrata komunale duhet të jetë profesionale dhe asnjë i punësuar nuk duhet të mbetet pa detyrime pune. / ALSAT



