Author: almakos

Nga Dibra ku mori pjesë në analizën vjetore të DVP Dibër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano tha së nuk do të tolerohet asnjë rast i punonjësit të Policisë që nuk sillet mirë me qytetarin apo ushtron dhunë ndaj tij. Nga ana tjetër Nano u shpreh se policia e shtetit është pranë zbardhjes së disa ngjarjeve të rënda. Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano tha se po hetohen edhe subjektet minerare në zonën e Bulqizës, të cilat janë bërë shkak edhe për ngjarje kriminale.

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petreski – Advertisements – Për dy vjet, laboratori mobil për kontrollin e cilësisë së derivateve në Maqedoni ka bërë vetëm 17 kontrolle. Shteti shpenzoi gati 500 mijë euro për këtë laborator të lëvizshëm të vendosur në një furgon, shkruan Alsat. Nga konstatimet e kontrolleve rezultoi se nuk ka parregullsi, për sa i përket cilësisë së benzinës dhe karburanteve dizel që derdhen dhe përdoren nga qytetarët në pikat e karburantit. Deri më tani, qytetarët në inspektoratin e tregut kanë ngritur një denoncim, për dyshimin se një pikë karburanti shet karburant të dyshimtë. Por, pas kontrollit, inspektorët nuk kanë konstatuar…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka deklaruar sot se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për autorë të disa vrasjeve të bujshme që kanë tronditur vendin kohët e fundit. Gledis Nano ka bërë me dije ditën e sotme se do të ketë së shpejti rezultate për disa nga vrasjet më të bujshme.  “Dua të sqaroj shkurt për shkak se të gjitha çështjet janë në hetm, jemi duke zhvilluar hetime të rëndësishme për të cilat do kemi rezultate në kohën që duhet të jepen këto rezultate. Dua të garantoj gjithë qytetarët se polica e angazhuar për hetime e…

Lexo më Shumë

Për shkak të temperaturave të ulëta, do të ketë paraqitje të ngricave. Do të fryjë erë veriore e përforcuar përgjatë Vardarit”, informojnë nga DPHM.  Nga DPHM theksojnë se ditëve në vijim do të kemi mot me vranësira, me erë dhe shumë i ftohtë me borë lokale të përkohshme dhe të lehtë. Temperaturat e mëngjesit nëpër disa vende do të ulen nën -10 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës në më shumë vende do të jenë nën zero. – Advertisements – Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius. Moti në Shkup do të jetë…

Lexo më Shumë

“Zero tolerancë  ndaj krimit! Të zbardhen ngjarjet kriminale dhe të arrestohen autorët”. Kështu deklaroi një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë analizës vjetore të punës së strukturave të policisë së Elbasanit. Ndërkohë, ai garantoi qytetarët se efektivët e Elbasanit janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, krijimin e një ambienti sa më të sigurt  si dhe kapjen e autorëve e të personave  të shpallur në kërkim. Apeli i bërë nga kreu i Policisë së Shtetit i adresohet vartësve të tij për një nga zonat më të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtoreshën e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai dhe u.d. drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska promovuan sot Laboratorin për testimin e cilësisë së mazutit. Bekteshi me këtë rast tha se me këtë investim për qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të sigurohet cilësi më e madhe e derivateve të naftës. – Advertisements – “Me këto investime nuk do të duhet më shumë se dy orë që të kemi rezultatet e caktuara të cilët duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e kualitetit të naftës dhe derivateve të naftës. Me këtë konsumatorët…

Lexo më Shumë

Ditë zie në familjen e kryedemokratit Basha. Bashkëshortja e tij, Aurela ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur babain e saj. Në statusin e shkruar prej saj ajo është shprehur se familja humbi bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi. Postimi i Aurela Bashës: Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi. Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”. Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite. Varrimi bëhet nesër,…

Lexo më Shumë

Prej sot në disa rrugë në Tetovë vendoset qarkullim njëdrejtimësh, informuan nga komuna. Ky vendim u votua edhe në seancën e Këshillit të Komunës së Tetovës. – Advertisements – Nga Komuna njoftojnë gjithashtu se përmes këtij vendimi do të bëhet përpjekje për të përmirësuar kushtet e qarkullimit në komunikacion.“Në disa rrugë të qytetit Sektori për Veprimtari Komunale ka filluar me vendosjen e shenjave të komunikacionit për të rregulluar rrugët njëdrejtimëshe”, thonë nga Komuna e Tetovës. Rrugët të cilët do të jenë njëdrejtimëshe janë: • “Probishtipska”,• “Nikolla Tesla”,• “Ljubo Bozinovski – Pish”• Rruga prej te “Eski Xhamia” deri te shkolla “Bratstvo…

Lexo më Shumë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi në një lidhje me “Skype” për News24 situatën me koronavirusin në vend. Brataj tha se me variantin Omicron, shifrat e infektimeve kanë arritur në rekord, ndërsa ndryshimi në krahasim me vitin e kaluar është se është ulur me rreth 50% numri i të shtruarve në spitale. Më tej, Brataj tregoi edhe ku ndryshon varianti Omicron nga ai Delta, teksa ky i fundit është një formë më e rëndë e koronavirusit. Intervista: Si është situata? Në një situatë të tillë, ku të gjithë parametrat kanë ndryshuar dhe për fatin e mirë jo të gjithë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë-DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S. (30) nga Gostivari, duke vepruar në bazë të raportit të mëparshëm sipas të cilit rreth orës 10.30 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 27-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit të arrestuar për plagosje në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.  Beqari ka thënë para efektivëve, se me të plagosurin ka qenë shok. Ai tha më tej se ka qenë ditën e ngjarjes bashkë me Sulejman dhe një mikeshë të tyre në hotel, ku kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Autori ka theksuar më tej, se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe plagosi në krah Sulejmanin. Ai ka thënë se pas ngjarjes është larguar nga frika e asaj që do të ndodhte më pas. “Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin S.A. nga Kumanova, i cili paraprakisht kishte kryer vjedhje në një depo në rrugën “Bilanovska” në Kumanovë, pas çka tek ai janë gjetur gjërat e vjedhura. Personi në fjalë është ndaluar në stacion policor të Kumanovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. – Advertisements –

Lexo më Shumë