Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 101 gjoba, nga të cilat 22 për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, nëntë sanksione për drejtim në gjendje të dehur. – Advertisements – Sipas MPB-së janë shqiptuar edhe pesë gjoba për përdorimin e celularit, shtatë për mospërdorimin e rripit të sigurisë, katër masa për automjete të paregjistruara si dhe tre për vozitës fillestar.
Author: almakos
Ditën e sotme mjekët e spitalit të Elbasanit janë marrë në pyetje pasi një foshnje 3-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme. Hetimet janë thelluar që në dokumentimin e vizitës dhe mjekimin e parë dhe atë në vazhdim të 3-vjeçares. Ndërkohë që po i kushtohet rëndësi zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së 3-vjeçares në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit. Ndërkohë priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçares që paraprakisht, sipas mjekëve, humbi jetën, pasi ishte prekur nga Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.
Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë në vend edhe për 9-mujorin e vitit 2021. Sipas të dhënave të Eurostat, që i raporton edhe të dhënat për Shqipërinë në bazë javore, fatalitetet për 37 javët e vitit 2021 (deri në muajin shtator) u rritën gjithsej me 33.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur vendi ishte në një periudhë normale, duke arritur në 21.1 mijë jetë të humbura në total. Por, ndryshe nga viti 2020, kur vdekshmëria shtesë ishte shumë më e lartë te meshkujt në raport me femrat, në vitin e dytë të pandemisë,…
01:29 | 20 Janar 2022 Tre javë para se të mbushte 113 vjeç, ndërroi jetë njeriu më i vjetër në botë, spanjolli, Saturnino de la Fuente Garcia. Fuente Garcia ka vdekur në moshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftoi të mërkurën Rekordet Botërore Guinness. Njeriu më i vjetër në botë vdiq në mioshën 112 vjeç e 341 ditë, njoftojnë zyrtarët e “Rekordeve Notërore Guinness.” Spanjolli u emërua si njeriu më i vjetër në botë në moshën 112 vjeç e 211 ditë, sipas organizatës me qendër në Londër. Ai do të festonte 113-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm. Për shkak të…
Në përputhje me kushtet aktuale ekonomike, premtimi për rritjen e pagës minimale në 20.000 denarë, deri në vitin 2024 është një pritje shumë e lartë, kështu vlerëson Bllgacia Petreski nga Instituti për Hulumtime Ekonomike “Finnace Think”, shkruan Alsat. – Advertisements – E ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike”, ku debatohej në këtë temë, ajo tha: “Premtimi prej 20.000 denarë deri në vitin 2024, është një pritje shumë e lartë, sidomos kur kihen parasysh kushtet momentale ekonomike dhe është vështir e realizueshme. Kur jemi tek pagat, vlerësoj se duhet të hyjmë në një fazë kur do të lejojmë që mekanizmat e tregut…
Policia ka shoqëruar disa prej banorëve të “5 Majit”, të cilët kundërshtuan efektivët gjatë shembjes së shtëpive të tyre ditën e sotme. Në njoftimin e saj, policia e Tiranës bën të ditur se kanë proceduar penalisht 4 banorë, konkretisht, E. M., 41 vjeç, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”; K. L., 40 vjeç dhe L. M., 30 vjeç dhe Z. N., 38 vjeçe, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Njoftimi i plotë: Gjatë zbatimit të VKM me Nr. 533, të nisur mëngjesin…
Nëse çmimi i rrymës në bursa mbetet i lartë, TVSH-ja e energjisë elektrike nuk do të rritet në 10 për qind, por do të mbetet 5 për qind, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan Alsat. – Advertisements – “Nëse në periudhën e ardhshme çmimet në bursa, veçanërisht në ‘Hupeks’, që është bursë hungareze ku jemi të lidhur me përcaktimin e çmimeve në tregun e lirë. Nëse janë këto çmime, sigurisht që do të mbetet në 5%,” është shprehur Bekteshi./ Alsat.mk
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazovic. Në vend të Abazovic, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi. “Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazovicit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm! ”, ka shkruar ndër të tjera ai. Kujtojmë se Abazovic ka ndërmarr…
Gjatë një deklarate për mediat nga Korça, ku bëri një analizë të punës 1-vjeçare të policisë në këtë qark, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u pyet nga gazetarët dhe në lidhje me nxjerrjen forcërisht të familjeve në lagjen 5 Maji, mes të cilëve kishte dhe fëmijë. Nano tha se nuk është në dijeni të ndonjë ankese të tillë, por theksoi se nëse do të ketë, atëherë do të bëhet një hetim mbi rastin dhe do të merren masat administrative. Pyetja: Banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë janë nxjerrë me dhunë nga policia nga banesat e tyre, mes…
OKI është një nga medikamentet më të përdorura në Kosovë kundër dhimbjes por edhe rastet kur personat janë me gripozë. Por, përveç efektit të shpejtë, OKI ka edhe efekte anësore të cilat mund të jenë të rënda, por në përdorim afatgjatë të OKI-t mund të jenë edhe fatale. Mund të shfaqen shqetësime të stomakut, kapsllëk, diarre, marramendje, përgjumje, humbje oreksi ose dhimbje koke. Ndonëse ndonjë nga këto efekte vazhdon ose përkeqësohet njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj. Nëse mjeku ju ka udhëzuar ta përdorni këtë ilaç, mbani mend se mjeku juaj ka gjykur se përfitimi për ju është më i…
Policia gjermane ka zhvilluar një megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe tregtimit të armëve. Gjatë kontrollit nga ajri dhe toka, janë vendosur në pranga 12 persona, të moshës 28 nga 46 vjeç me kombësi gjermane, polake, midis tyre edhe shqiptarë. Gjatë bastisjes së madhe në Freisenbruch dhe Borbeck, forcat e armatosura kontrolluan gjithsej 20 ndërtesa, duke përfshirë apartamente, por edhe godina tregtare. Njësitë speciale të antiterrorit gjerman hodhën në erë derën e një godine me qëllim që të futeshin në banesën e një të dyshuari. Sipas mediave gjermane, ekzistonte rreziku që të dyshuarit të ishin të armatosur. Operacioni i cili…
Gazetar: Fatlume Dervishi – Advertisements – Ish diplomati Gjorgji Filipov e vlerëson se pozitive vizitën e një dite më parë të kryeministrit bullgar në Shkup. Ai thotë se krijimi i grupeve të punës për më shumë çështje është gjë e mirë kurse historia t’u lihet historianëve. Mosmarrëveshjet eventuale për faktet historike nuk duhet të pengojnë eurointegrimin e vendit, shtoi Filipov, shkruan Alsat. Fjalori pozitiv dhe atmosfera pozitive e krijuar një ditë më parë gjatë vizitës së delegacionit bullgar në Shkup dhe takimeve me aktorët në vend, paraqet një fillim të ri në procesin e negociatave mes dy vendeve. Kështu vlerëson…

