Author: almakos

Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas. Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se nesër fillon puna me fazën e dytë dhe informon se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve. Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT. Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë. Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka…

Lexo më Shumë

Teksa prej ditësh po përjetojmë temperatura të ulëta deri në nën 0, i ftohti polar duket se akoma nuk ka mbërritur. Në një lidhje live për “News 24” sinoptikanja Lajda Porja tha se dita e premte do të shënojë edhe mbërritjen e këtij të ftohti polar me reshje dëbore dhe temperatura ekstreme. “Reshjet do të thoja se dita e premte nis me reshje shiu më pas pasdite të gjitha reshjet që do të bien në vend do të jenë në formën e dëborës. Reshjet do të zbresin në lartësitë e ulëta, atë të Shkodrës, Lezhës. “- tha ajo. Ajo tha…

Lexo më Shumë

Gazetar: Vjollca Aliti – Advertisements – Shtyrja e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor shpërbën dinamikën e të mësuarit të nxënësve dhe prish ritmin e tyre fiziologjik dhe psikologjik të funksionimit, shkruan Alsat. Profesori Xheladin Murati konsideron se mangësitë e mos fillimit të procesit mësimor në kohë janë të shumta. Ai thotë se në mënyrë shtesë, gjendjen e rëndon edhe presioni i arsimtarëve për të arritur t’i mbulojnë të gjitha orët e humbura mësimore, me qëllim që mos të mbeten mbrapa me mësime. “Vëmendja e nxënësve për 4 muajt e parë, fillon të ngrihet në gjysmë vjetorin e dytë por…

Lexo më Shumë

Mungesa e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’Hem Beut, ku ishte i ftuar edhe Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan, u kthye në temë debati për shkaqet e kësaj mungese. Aludimet në media thanë se drejtues të KMSH-së, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën FETO kanë trazuar ambientin e KMSH-së, pavarësisht qetësisë me të cilën ky institucion u është përgjigjur interesit të shtuar medias. Gazeta “Panorama” kontaktoi me përfaqësues të KMSHsë, të cilët hodhën poshtë këto aludime. Të pyetur se përse nuk ishin në një…

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. – Advertisements – “Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë. Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij. Mickoskin e interesojnë vetëm zgjedhje dhe si ta kapë pushtetin, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër. Zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është e rritur, është zgjedhur qeveri e re, Mickoski të ndërpresë me obstruksione dhe ta maltretojë opinionin me dëshirat e tij personale”, thanë nga LSDM-ja

Lexo më Shumë

Gazment Bardhi kërkoi në Komisionin e Ligjeve ndalimin e dhunës ndaj banorëve tëk 5 Maji, ndërpresin shembjen dhe të bëjnë dëgjesë me banorët dhe bashkinë. Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se kjo është një çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe si e tillë duhet të përbëjë shqetësim edhe për socialistët. “Të mos kalohet vetëm me një fjali që kemi kërkuar informacione por t’i bëjmë thirrje në mënyrë të përbashkët, pa marrë meritën njëra apo tjetra palë, të gjithë bashkë t’i bëjmë thirrje institucioneve të ndërpresin procedurat, policia të tërhiqet, inspektoriati i territorit të tërhiqet, të bëjmë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Ministri i ri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski heshtë për avancimin e prokurorëve publik. Një ditë pas ardhjes së tij në këtë post, Këshilli i prokurorëve publik emëroi kryetarë të Prokurorisë së Shkupit dhe Tetovës. Shprehen se seanca ka qenë e caktuar prej më herët. Alsat dërgoi pyetje pranë këtij dikasteri duke kërkuar qëndrimin e ministrit Tupançevski për këto pyetje: “Si e vlerësoni vendimin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për avancimin e pesë prokurorëve publikë? A e kanë merituar këtë prokurorët publikë të avancuar?”, ishin pyetjet drejtuar Ministrisw sw Drejtwsisw. Alsat, përgjigje në pyetjet nuk…

Lexo më Shumë

Gazetare: Fatlume Derivishi – Advertisements – Pala bullgare është ndarë e kënaqur nga vizita zyrtare e një dite më parë në Shkup. Kryeministri bullgar Kirill Petkov e konsideroi një sukses të madh shkresën e autoriteteve vendore në OKB, me të cilën pranohet se shkurtesa dhe emri i plotë i vendit kanë kuptim të njëjtë, shkruan Alsat. “Nga njëra anë e zgjatëm dorën, duke shkuar fillimisht atje, nga ana tjetër na dhanë një shkresë që kishim shpresuar ta merrnim prej dy vitesh. Ky shënim është shumë më i rëndësishëm sesa thjesht një emër i shkurtër dhe i gjatë. Ky shënim thotë…

Lexo më Shumë

Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi data 6 mars është e volitshme për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas i jep më shumë kohë institucionit për përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor “Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.”…

Lexo më Shumë

2051 raste të reja me COVID-19 SI19.01.2022 326 Less than a minute Janë regjistruar 2051 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat. – Advertisements – Po ashtu, janë shënuar edhe 14 viktima, derisa numri i të shëruarve është 747./ Alsat.mk SI19.01.2022 326 Less than a minute

Lexo më Shumë

Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’. Në fund të shtatorit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e zgjodhi resortin luksoz si destinacion për zhvillimin e analizës së punës së vet 4-vjeçare me procesin e vetingut si dhe sfidat e pritshme deri në fund të mandatit. Aktiviteti me temë “Raport dhe Strategji” u zhvillua më…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Ardian Çapjes, i akuzuar nga SPAK për organizim të vrasjes së Nezir e Gentian Beqirit babë e bir, në qytetin e Elbasanit. Mësohet se, shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës. Gjatë procesit gjyqësor, ishte parashikuar të merrej dëshmia e 5 personave, e cila konsiderohet e rëndësishme për vijimin e gjykimit. Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë…

Lexo më Shumë