Author: almakos

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e vlerësoi si sukses të madh vizitën e tij të parë si kryeministër në Republikën e Maqedonisë s Veriut. – Advertisements – “Nga njëra anë shtrënguam dorën duke shkuar fillimisht atje dhe nga ana tjetër na dhanë një shënim që shpresonim ta merrnim dy vite më parë. Ky shënim është shumë më i rëndësishëm sesa thjesht emri i shkurtër dhe i gjatë. Ai shënim tregon se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Shënimi u fol, u bisedua dhe u negociua, dhe ne e morëm atë vetëm sepse bëmë një qasje të…

Lexo më Shumë

Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus. – Advertisements – “Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”. Sipas mjekut, testi i gruas nuk ishte surprizë. “Ajo kishte dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë të lehtë dhe lodhje të zakonshme”, tha doktoresha Atanasova. Sipas të dhënave të ISHP-së në Shkup, gjithsej shtatë qytetarë deri më tani për herë të tretë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lexo më Shumë

Dy prej organizatorëve të protestës për të ndaluar ndërtimin e lagjes së re te “5 Maji”, janë dy emra të njohur për drejtësinë. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Sokol dhe Elson Marku.Dy vëllezërit njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar. Por cila është e kaluara kriminale e vëllezërve Marku te “5 Maji”? Në janar të vitit të kaluar dy vëllezërve u është sekuestruar 5 milionë euro pasuri. Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në ora 16.50 në SPB Tetovë personi F.S. (45) nga Tetova ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Golf” me targa të Tetovës, pasi njëri prej tyre i kishte dëmtuar pasqyrën e automjetit të tij “BMW” me targa të Tetovës. – Advertisements – “Janë marrë masat për zbardhjen e rastit, të cilat do të pasohen nga parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Elbasanit pasi kishte mbërritur me temperaturë të lartë. Babai i fëmijës ka folur për mediat duke treguar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. “Vajza kishte 9 ditë që ishte sëmurë. Dje vajza u bë shumë keq. Kur e vizituan na dhanë ilaçe për virozë. S’na kanë dhene asnje shkak per vdekjen”, ka deklaruar ai raporton “News24”. “Vajza nuk ishte semure nje here”, ka theksuar babai i femijes, duke nenvizuar se nuk ka pasur probleme te meparshme foshnja qe nderroi jete per shkaqe ende te panjohura.

Lexo më Shumë

Katër grupe kriminale pë trafikim klandenstinësh janë goditur gjatë një operacion të gjerë të zhvilluar nga autoritetet shqiptare, italiane dhe greke. Mësohet se dy prej grupeve kriminale operonin nga Italia, një në Shqipëri dhe një në Turqi. Nga ky operacion, janë arrestuar në total 47 persona, ndërsa vetëm në vendin tonë janë prangosur 25. Njoftimi i SPAK Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Leçes, Itali; si dhe të…

Lexo më Shumë

Pas vizitës dhe takimit të djeshëm mes kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, u bë hapi i parë, u hap një dritare e re bashkëpunimi dhe miqësie mes dy vendeve, e cila besojmë se do të rezultojë në mbështetje të integrimin evropian, kështu thuhet në komunikatën e LSDM-së. – Advertisements – Sipas kësaj partie marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndërtohen mbi parimet e bashkëpunimit, para së gjithash në ekonomi, infrastrukturë, tregti dhe bashkëpunim afarist. “Në këtë drejtim është edhe ngritja e grupeve të punës në disa fusha, në ekonomi, infrastrukturë, tregti,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në spitalin e Elbasanit, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital.  Sipas burimeve policore,  2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale. Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 138 gjoba, prej të cilave: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve. – Advertisements – Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit, 5 për tejkalim të parregullt, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 4për kalim në të kuqe në semafor dhe 45 për parkim të parregullt.

Lexo më Shumë

Kalbja në sera e prodhimeve të dyta të sezonit 2021 për shkak të mungesës së kërkesës nga jashtë, farës së keqe dhe çmimeve të ulëta, çoi në rënie për herë të parë së paku në 16 vite eksportet e prodhimeve të fushës në Shqipëri, zarzavatet. Sipas të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme, eksportet e zarzavateve arritën gjatë vitit të kaluar 8,830 milionë lekë me rënie me 0.4 për qind në raport me vitin e kaluar. Zarzavatet janë produkti më i eksportuar nga grupi i ushqimeve me një rritje të shpejtë vitet e fundit si rrjedhojë e investimeve në…

Lexo më Shumë

 Në vendin tonë vijon edhe sot ndikimi i kushteve të motit të kthjellët dhe me vranësira të vogla e kalimtare në të gjithë terrutorin e vendit. Kthjellimet më të theksuara do të regjistrohen kryesisht në zonat malore dhe në luginat e lumenjve, ku pritet të ketë prezencë mjegulle të dukshme. Ndërkohë, mesdita sjell një zhvendosje të vranësirave drejt kufirit lindor duke lënë me kthjellime vijën bregdetare. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h…

Lexo më Shumë

15:32 | 18 Janar 2022 Një artist rus është arrestuar pasi krijoi një skulpturë dëbore në formën e një tubi gjigant pranë varrezave në Shën Petersburg. Policia dhe media lokale më 17 janar raportuan se Ivan Volkov u akuzua penalisht për përdhosjen e vendit të varrimit të të vdekurve kur krijoi skulpturën 5 metra të gjatë, raporton RadioFreeEurope, transmeton arbresh.info Skulptura u ndërtua në “Fushën e Marsit”, hapësirë ku ndodhen varrezat e njerëzve që kishin vdekur gjatë Revolucionit Rus të vitit 1917. Volkov, 29 vjeç, postoi fotografi të jashtëqitjes në Facebook dhe Instagram, duke komentuar se ai nuk i jepte…

Lexo më Shumë