Author: almakos

Një aksident është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”. Korrespodenti i Panorama.al bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

SI18.01.2022 326 Less than a minute 2269 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Alsat. – Advertisements – Po ashtu janë raportuar edhe 24 viktima derisa janë shëruar 1420 persona./Alsat.mk SI18.01.2022 326 Less than a minute

Lexo më Shumë

Shoqata e Infermierëve denoncon se nuk marrin pagat në kohën e duhur, ndërsa ata kanë frikë të flasin pasi mund t’i heqin nga puna. Kjo shoqatë gjithashtu denoncon edhe se ndihen të rrezikuar, pasi punojnë pa protokolle dhe janë në rrezik të përditshëm infektimi, në një kohë që vendi po përballet prej më shumë se 2 vitesh me pandeminë e COVID-19. Infermierët në QSUT duket se prej muajsh nuk e marrin pagën në datën e caktuar. Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Infermierëve, e cila bën me dije se kjo situatë vijon prej disa muajsh, ndërsa ata kanë…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Byroja për Mjekësi Ligjore akoma nuk e din se si do të veprojë në raport më kërkesën e Gjykatës Penale për shqyrtimin e ekspertizës së përgatitur jashtë vendi me porosi të mbrojtjes në rastin “Alfa”. Në qëndrimin e tyre dërguar për Alsat potencohen të gjitha veprimet ligjore të cilat ka të drejtë t’i ndërmarrë institucioni, duke potencuar edhe faktin se derisa në Maqedoninë e Veriut nuk ka ekspert apo institucion për ekspertiza të veçanta apo super ekspertiza, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe ekspertët e huaj. Por kjo nuk dihet nëse lë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka mbajtur fjalimin e parë në Këshillin e Sigurimit, ku ka adresuar vizionin e Shqipërisë si anëtar i përkohshëm i Këshillit. Xhaçka në fjalën e saj theksoi se gratë, paqja dhe siguria do të jenë prioriteti kryesor i Shqipërisë gjatë mandatit dy vjeçar në Këshillin e Sigurimit. Fjala e plotë: Zonja Presidente, Është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për…

Lexo më Shumë

Vaksinat kundër COVID-19 të bëra duke përdorur teknologjinë ARN-i nuk shkaktojnë komplikacione tek nënat shtatzënë dhe foshnjat e tyre, bëri me dije rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian, pas një rishikimi të detajuar të disa studimeve. Rishikimi i studimeve që përfshinin rreth 65,000 gra shtatzëna nuk gjeti ndonjë shenjë rreziku për abort, lindje të parakohshme ose efekte anësore të rënda tek foshnjat e palindura. Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech, si dhe Moderna,  janë ato kompani që aktualisht furnizojnë vaksina të tilla në Bashkimin Evropian. EMA tha se rezultatet ishin të qëndrueshme në të gjitha studimet. “Përfitimet e marrjes së vaksinave…

Lexo më Shumë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës. Gazetari Enrik Mehmeti, i cili ka siguruar dhe pamjet nga vendi i ngjarjes dhe operacioni i zjarrfikësve të Vlorës, raportoi  automjeti tip “Golf” ka qenë i parkuar poshtë një pallati dhe ka rrezikuar dhe mjetet e tjera që ndodheshin pranë. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur ta shpëtojë mjetin që ishte përfshirë nga flakët dhe të izolojë zjarrin. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkak i zjarrit dhe policia ka nisur hetimet.

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – Mbetet enigmë se si do t’i zgjidhin Shkupi dhe Sofja çështjet e hapura historike, për të cilat prej tre vitesh ka përplasje të ashpra në Komisionin e përbashkët historik. Pasi dje në intervistë për BNT, ministri i jashtëm Bujar Osmani paralajmëroi ndryshim të mënyrës së punës së Komisionit, kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov me mjeshtëri shmangën përgjigjet për këtë temë dhe vetëm thanë se fillimisht duhet të krijohet mjedis i mirë për dialog produktiv për historianet. Kovaçevski tha se çështjet historike do të vihen në plan të dytë, ndërsa Petkov tha se komisioni për histori…

Lexo më Shumë

Nga Kujtim Boriçi  LAJM I DHIMBSHËM. NDAHET NGA JETA SKËNDERBEGASI,USHTARAKU, POETI E SPORTISTI I NJOHUR, FLAMUR BËRDËLLIMA Amaneti qe la: “MBI PLLAKËN E VARRIT TË MË SHKRUHET: ‘KAM JETUAR VETËM 4 VJET JETË, ATO TË SHKOLLËS SKËNDERBEJ!” Sot, të martën paradite, 18 janar 2022, u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare, ish-skënderbegasi, ushtaraku, poeti, gazetari, shkrimtari dhe sportisti i njohur, shoku e miku jonë, Flamur Bërdëllima. Ngushëllime familjarëve, miqve e shokëve të tij për këtë humbje të rëndë! I shtrenjti Flamur, me dorën, e tij, me shkrim, ka lënë amanetin: “MBI PLLAKËN E VARRIT TË MË SHKRUHET: ‘KAM JETUAR…

Lexo më Shumë

Në një kanal për ujitje në afërsi të magjistrales A3 në afërsi të viçes është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme. – Advertisements – “Është konstatuar se bëhet fjalë për 56 vjeçaren Jasmina L., nga lagjja Orizari e Koçanit, e cila para disa ditëve në stacionin policor të Koçanit është denoncuar si e humbur. Vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku i ndihmës së parë. Në vendngjarje hetime kanë kryer ekipi i policisë, ndërsa me urdhër të Prokurorisë së Koçanit trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për të kryer ceremoninë mortore.

Lexo më Shumë

Ultimatumi që Erdogan lëshoi në parlamentin shqiptar kundër gylenistëve nuk është i pari. Shndërrimi i Shqipërisë në një strehë për “fetuhllaçinjtë” është një pretendim i vjetër i Turqisë. Që kur erdhi në 2015 për të vendosur tullën e parë të Xhamisë së Namazgjasë, Erdogan kërkoi që shteti shqiptar t’i bashkohej gjuetisë së gylenistëve. Më 5 maj të vitit 2015, teksa vizitonte Tiranën, presidenti turk u shpreh edhe publikisht. “Ju jeni në dijeni që ne në Turqi po luftojmë kundër një strukturë paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj…

Lexo më Shumë

Një provë që do t’i lejojë punonjësit të punojnë vetëm katër ditë çdo javë ka nisur sot në Britaninë e Madhe. Në thelb, ideja është që punonjësit e kompanisë do të punojnë vetëm për 80 përqind të javës së tyre normale me 100 përqind të pagës së tyre për të parë se çfarë ndikimi ka në produktivitet, si dhe në mirëqenien e punonjësve. Quhet modeli 100:80:100. Punonjësit marrin pagesë të plotë për 80 për qind të punës, por duhet të punojnë me produktivitet 100 për qind. Tingëllon mjaft e drejtë, apo jo? Programi gjashtëmujor po kryhet nga 4 Day Week…

Lexo më Shumë