Nasa ka njoftuar se një asteroid gjigant më i madh se çdo ndërtesë në Tokë do të kalojë pranë planetit tonë sot. Asteroidi 7482 (1994 PC1) ka gjerësi 1052 metra që tejkalon ndërtesën më të lartë në botë Burj Khalifa në Dubai, e cila është 830 metra. Megjithatë, NASA tha se asteroidi nuk paraqet asnjë rrezik, transmeton Sky News. NASA deklaroi se shkencëtarët e kanë vëzhguar asteroidin prej vitesh dhe se distanca në të cilën ai do të kalojë pranë Tokës do të jetë 1,931,212 kilometra. Kjo distancë është e barabartë me pesëfishin e distancës së Hënës nga Toka. Këtu…
Author: almakos
Dy klane kriminale të cilat dyshohet se janë kundërshtare me njëri tjetrin në fushën e trafikut të drogës janë shkatërruar gjatë një operacioni të finalizuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm. Mësohet se në pranga janë vënë 27 persona, mes të cilëve edhe disa shqiptarë. Karabinierët e Romës kishin vëzhguar prej kohësh dy grupet kriminale. Njëri prej grupeve drejtohej nga një shqiptar. Sipas mediave ai ishte mik me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë. Të dy grupet merreshin me trafik të sasive të mëdha të kokainës dhe ishin në luftë të hapur…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 166 gjoba, dhe atë: 29 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta. – Advertisements – Nga ky dikaster njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 3 gjoba për përdorim të telefonit, 7 për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 54 të tjera për parkim të parregullt.
Një shpërthim në një nga puset e naftës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në periferi të Delvinës. Shpërthimi sipas burimeve, ka ardhur si pasojë e një bllokimi të saracineskës që vijoi me një përhapje të shpejtë të gazit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa ndërhyrja e punonjësve ishte e shpejtë gjë që ndaloi në mënyrë të menjëhershme rrjedhjen e gazit. Nga shpërthimi nuk pati dëme materiale dhe nuk raportohet rrezik për banorët. Ndërkaq, drejtori operacional i DGC- COMPANY sqaroi se: “Rreth orës 22:00 pusi del.4 u bllokua, me shpejtësi u bë ndërhyrja sipas rregullave. Gazi po shkarkohej në ajër…
Kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, sapo ka arritur në Shkup, ku është pritur solemnisht nga kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. – Advertisements – Petkov në Shkup ka ardhur bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev. Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar u prit nga ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, ku më pastaj filloi edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Petkov do të realizojë takim me kryeministrin e ri të Maqedonisë…
08:38 – 18.01.22 Gazeta Shqiptare Grupi mallakstriot “Gjergj Araniti Mallakastër” i këndoi dje një këngë në Laç presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. Në fakt, kënga polifonike është prezantuar për herë të parë vjet, por dje, ishte rasti më i mirë për ta rikënduar atë. “Gazeta Shqiptare” ka përmbledhur më poshtë një kolazh të këngëve që “populli” i ka kënduar ndër vite udhëheqësve politikë. Spikasin kënga për Berishën, Ilir Metën dhe “hiti” i Linda Morinës për Edi Ramën. Shqiptarët i kanë kenduar gjithnje të mëdhenjve. Janë bërë këngë për Enver Hoxhën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Por dhe këngë për…
Kryeministri I Bullgarisë Kiril Petkov gjatë ditës së sotme do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Petkov në Shkup vjen bashkë me zëvendëskryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë, Kristian Vigenin, me ministrin për Punë të Jashtme dhe për Transport dhe Lidhje, Teodora Gençovska dhe Nikollaj Sabev. – Advertisements – Në aeroportin e Shkupit delegacionin bullgar do ta pres ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, pas çka pritet të filloj edhe pritja solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar zyrtarisht dy trajtime të reja kundër Covid-19 në raste specifike. Tani janë gjithsej pesë barna në listën e trajtimeve të rekomanduara nga OBSH. Siç është publikuar në British Medical Journal (BMJ), ekspertët e OBSH-së rekomandojnë trajtimin e Covid-19 me antitrupa sintetikë, sotrovimab, dhe një ilaç që përdoret zakonisht kundër artritit reumatoid, baricitinib. Sotrovimab rekomandohet për pacientët që kanë sëmundje të lehtë Covid, por janë në rrezik të lartë të shtrimit në spital. Baricitinib rekomandohet për “pacientët me sëmundje të rëndë ose kritike”, të cilat duhet të jepen në kombinim me kortikosteroidet.
10:32 | 17 Janar 2022 Nga shenja që shihni në foto nuk është e vështirë të konstatohet se është i ndaluar tejkalimi i motoçiklistëve dhe i çiklistëve. Por a e dini pse? Kjo tabelë është e vendosur në qytetin gjerman, Shtutgart në rrugët e “Böblinger” e “Kaltentaler”. Për motoçiklistët e çiklistët ka shirit të ndarë veçmas, por meqë rruga është e ngushtë, veturave iu ndalohet të tejkalojnë. Sipas ligjeve të komunikacionit në Gjermani, veturat duhet të kenë 1.5 metra distancë anësore gjatë tejkalimit, përndryshe nuk lejohet të bëhet ky veprim. Dhe, kjo tabelë në dy rrugët e Gjermanisë përfshinë 1.5…
Shtyerjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, sonte e ka konfirmuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. – Advertisements – Ai në llogarinë e tij të facebookut bëri të ditur se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetëore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen me 1 shkurt shkruan Alsat. “Shtyhet për 1 shkurt nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm.Këtë vendim e morëm në seancën e dytë të sotme të Qeverisë në interes të mbrojtjes shëndetësore, në përputhje me informacionin…
Gjërat që duhet të bëni për të pasur një lidhje të suksesshme. Të gjithë kemi nevoja të ndryshme që janë shumë të rëndësishme për ne (sa kontroll do të kemi, si do të komunikojmë, nëse do të qeshim shpesh, etj.). Megjithatë, ka disa faktorë që e bëjnë një marrëdhënie më të suksesshme dhe të përbashkët për të gjithë, transmeton lajmi. Të shoqëroheni jashtë Nevoja jonë për të ndarë ekziston që kur jemi lindur. Duke u rritur, ajo bëhet gjithnjë e më intensive dhe bashkëjeton me nevojën tonë për t’i përkitur diku. Kur kjo nevojë plotësohet, ne ndihemi të plotë, të…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga përcjellja e fundit që po i bën Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Rama, shihet krahas liderit turk, duke e shoqëruar këtë të fundit për nisjen në Turqi. Kryeministri shqiptar shkruan mbi videon e publikuar: “Faleminderit Teşekkür ederim”. Kujtojmë se agjenda e kryeministrit Erdogan në Shqipëri ka qenë goxha e ngjeshur. Dita nisi me inaugurimin e 522 banesave në Laç, të bëra me financime turke. Po ashtu, u zhvillua një takim në kryeministri ku u firmosën 7 marrëveshje 2 palëshe. Pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, ishte radha që Erdogan të mbante fjalën e…

