Një 39 vjeçar, banues në Pukë u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua katër vite më të madhe se vetja. Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi E. U, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë. Njoftimi nga Policia e Pukës: Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka…
Author: almakos
Në Shqipëri po vijon hetimi për një rast lidhur me rrjedhjen e të dhënave personale. Me 7 janar 2022, Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, mbajti një konference për shtyp ku detajoi skemën e keqpërdorimeve të punonjësve individualë që nxorrën të dhënat personale të më shumë se 600 mijë shtetasve shqiptare. Ndër të dhënat e publikuara janë emrat, adresat, datat e lindjes, kartat e identitetit, të dhënat për punësimin dhe pagat, si dhe numrat e makinave te qytetarëve. Skandali shpërtheu me 22 dhjetor 2021. Megjithatë, rezultoi se të dhënat kishin rrjedhur në 2020 dhe 2021. Raportohet se janë arrestuar katër të…
Gazetar: Adrian Kerimi – Advertisements – Kryeministri Dimitar Kovaçevski ia prezantoi kabinetin qeveritar presidentit Stevo Pendarovski, shkruan Alsat. Kovaçevski theksoi se kreut të shtetit i ka garantuar se Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkëpunojë me të gjithë, përfshi opozitën dhe shoqërinë civile. I pari i Qeverisë tha se pret bashkëpunim konstruktiv. “Pres bashkëpunim të mirë me Presidentin në interes të shtetit dhe qytetarëve”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër. Lidhur me takimin me liderin e opozitës maqedonase, Hrstijan Mickoski, kreu i Qeverisë tha se ditëve në vijim do të krijohet komunikim, ndërsa do të bisedohet për zgjidhje të përbashkëta mbi…
Shkrimtari dhe diplomati i njohur shqiptar, Virgjil Muçi ka publikuar një shkrim në gazetën serbe “Danas” me titull “Serbët dhe shqiptarët – hendeku i injorancës”. Virgjil Muçi është ndalur tek nisma Ballkani i Hapur, që sipas tij në njëqind vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë pasur një projekt më emancipues se ky, të nisur nga liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Për herë të parë në historinë e këtyre vendeve, pas rënies së Perandorisë Osmane, Ballkani pa Kufij, i frymëzuar nga modeli i Bashkimit Evropian, do të hapë dyert për të rinjtë që do të kenë…
Gazetare: Fatlume Dervishi – Advertisements – Qeveria e re u votua nga 62 deputetë të shumicës parlamentare, edhe pse shumica është e bindur se tani numëron gjithsej 64 deputetë. Mungoi deputetja e LSDM-së Lolita Ristova e cila është pozitive me virus korona dhe deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, shkruan Alsat. Mexhiti ishte i pranishëm në hapjen e seancës të shtunën, por nuk e ndoqi debatin. Ai për “Slloboden Peçat” nuk kishte treguar arsyet e mungesës së tij, por kishte konfirmuar se nuk do të votojë dhe se qëndrimet e tij tashmë janë të njohura. Kabineti i Kovaçevskit u votua gjysmë…
Një sasi e konsiderueshme kanabisi u sekuestrua të shtunën që shkoi në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Ndërkohë, policia dhe prokuroria e Shkodrës po vazhdojnë hetimet për të gjetur vendin e furnizimit, por nuk ia kanë dalë, pasi nga dëshmia e shoferit shqiptar është mësuar se kamioni është marrë i ngarkuar dhe i mbyllur. Pas arrestimit, drejtuesi i mjetit gjatë dëshmisë që ka dhënë për hetimin malazez ka treguar vetëm iti që nga ku është nisur dhe se nuk ishte në dijeni se çfarë malli ka brenda ngarkesës. Shqiptari ka qenë duke kaluar tranzit nga Mali i…
Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë shkollor nuk do të shtyhet, shkruan Alsat. – Advertisements – Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, ka vlerësuar se nuk ka nevojë për shtyrjen e gjysmë vjetorit të dytë, bazuar në këtë rekomandim nxënësit pritet të kthehen në bankat shkollore më 20 janar. Ky rekomandim i KSI-së, vjen pas kërkesave të shumta për shtyrjen edhe për dy javë të tjera të nisjes së mësimit për shkak të gjendjet me virusin COVID-19./ Alsat.mk
Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%. Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit. Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%. Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare…
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot e priti ministren për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Ana Lirman. Në takim me ministren Ana Lirman, ku mori pjesë edhe ministri Bojan Mariçiq, kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim që qeveria e sapozgjedhur e RF të Gjermanisë, udhëhequr nga Kancelari Ollaf Shollc, zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor e vendosi lartë në programin e koalicionit dhe veçanërisht që në mënyrë eksplicite e theksoi nevojën pa shtyrje të mëtejshme për të hapur kapitujt e para negociuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si hap i ardhshëm i zgjerimit të BE-së ndaj rajonit. Në takim u…
Ka marrë flakë linja e tensionit të mesëm pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, duke shkaktuar panik te nxënësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Gashi”, në Laprakë. Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të…
ALSAT jo zyrtarisht mëson se nuk do të shtyhet fillimi i gjysmë vjetorit të dytë shkollor. – Advertisements – Edhe pse kjo gjë kërkohet nga një grup i madh i prindërve, KSI do të mbajë mbledhjen e rregullt për ta shqyrtuar përfundimisht këtë çështje. Vendimi do të kalojë në mbledhjen e sotme të Qeverisë e cila është caktuar për në orën 14.00./ Alsat.mk
Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u shty sërish pasi siç raporton gazetarja Klodiana Lala për “Balkanweb”, dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Vetë ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00. Ishte pikërisht Gjykata e Lartë që riktheu për rishqyrtim në GJKKO dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Gjykata e Posaçme vendosi rinisjen e procesit që më 20 dhjetor 2021, por gjyqi u shty dy herë, për shkak të dorëheqjes së gjyqtarëve të…

