Familjarët e 16-vjecares të zhdukur në Vlorë, Eliza Tozaj i janë drejtuar emisionit ‘Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti, për ndihmë me qëllim gjetjen e saj. Në një lidhje skype nga Vlora, nëna e saj tha se vajza ka qenë në shkollë ditën e premte, ndërsa më pas nuk është kthyer më në shtëpi. Nëna rrëfeu se vajza ishte njohur me një djalë, dhe se ajo i kishte lexuar që shkëmbenin. Nëna e 16 vjecares u shpreh se dje është parë në lagjen Isa Boletini në Vlorë. “Eliza ka qenë e qetë, ajo ditën e mërkurë ne në telefonin…
Author: almakos
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Prokurorëve mes tjerash u vendos që Gavrill Bubevski të kaloj në Prokurorinë Themelore -Shkup. Në vazhdim edhe vendimet e tjera të dala nga kjo mbledhje. – Advertisements – “Prokurori publik Besir Aliu është zgjedhur Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore të Tetovës. Prokurori Publik Gavrill Bubevski është zgjedhur për Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore-Shkup. Prokurorët publik Sonja Simovska dhe Ljupço Kocevski janë zgjedhur për prokuror në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokurori Publik Stevço Donev ishte zgjedhur për Prokuror Publik në Prokurorinë e Lartë Publike-Shtip”, njoftojnë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.
Policia e Santa Martës në Kolumbi, ka vendosur në pranga një të ri shqiptar, të quajtur Eral Sadiku. Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë një shofer taksie në kryeqytetin Magdalena. Sipas informacioneve, i riu shqiptar dhe taksisti fillimisht kanë nisur të debatojnë ashpër, e më pas, Sadiku i ka drejtuar taksistit armën. Ai është dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Vlen të përmendet, se gjatë vitit 2011 në Kolumbi janë arrestuar 323 shtetas të huaj, ndërsa këtë fillim vit 6. Ato akuzohen për krime nga më të ndryshme.
Në Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë ka një përkufizim të qartë të gjuhës dhe ne absolutisht mbështesim vetë-përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë Veriore, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. – Advertisements – “Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka një definicion shumë të qartë të gjuhës dhe në atë drejtim ne absolutisht mbështesim përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë si dhe përdorimin e të gjitha gjuhëve siç përshkruhet në Kushtetutë. Ne e kuptojmë plotësisht këtë dhe do…
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot te nënkalimi i Liqenit të Thatë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për Lulezim Masha, 63 vjeç, administrator i shkollës Ëillson, i cili udhëtonte i vetëm. Dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz ku udhëtonte Masha. Fatmirësisht nga të shtënat me armë ‘objektivi’ nuk është lënduar, madje as qytetarët përreth.
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestoj emrin e shkurtë “Maqedonia Veriore”. – Advertisements – “Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njëjtë sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”,…
Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Liqenit të Thatë” dhe për pasojë nuk ka pasur të lënduar. Bëhet me dije se është qëlluar drejt automjetit të L.M 63 vjeç, por që ka mundur ti shpëtojë plumbave. NJOFTIMI I POLICISEMë datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje,…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, pak para orës 23:00 në pikën kufitare “Tabanoc” janë kapur dy të rinj me teste të falsifikuara për Covid-19. – Advertisements – Nga MPB thonë se kundër tyre do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 378 dhe 206 të Kodit Penal. “Janë kapur dy persona, T.H. (23) dhe T.H. (20), të dy nga Shkupi, të cilët gjatë kalimit kufitar, kanë dorëzuar teste PCR të falsifikuara, për të cilat personat në fjalë në bisedë zyrtare kanë pranuar se i kanë bërë vetë. Testet PCR janë konfiskuar nga zyrtarët…
Vizita në Tiranë e Erdogan është shoqëruar me polemika. Të hënën, në përurimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendër të Tiranës, munguan përfaqësues dhe drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mungesë kjo që ra në sy të opinionit publik. Në media u aluadua se drejtues të KMSH, nuk ishin ftuar në këtë event, për faktin se ishin të lidhur me organizatën Feto. Gazeta Shqiptare kontaktoi me KMSH ditën e sotme, për të marrë një reagim zyrtar në lidhje me këtë mungesë të tyren. KMSH u shpreh për Gazeta Shqiptare se nuk kishin një ftesë zyrtare nga organizatorët e takimit,…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike, me propozim të Komisionit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit të krizave. – Advertisements – “Me vendimin është konstatuar ekzistimi i gjendjes së krizës në furnizimin me energji termike në qytetin e Shkupit, për shkak të mungesës së energjisë termike, mundësinë e përdorimit të lëndëve të karburantit alternativ dhe gjendjen në tregun e energjisë termike”, njoftuan mbrëmë nga qeveria. Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, me propozim të Komisionit për Monitorimin e situatës…
Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e efektivit Xhulio Prela duke dërguar çështjen për gjykim për ngjarjen e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 në Gajush të Lezhës. Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku janë dy personat, të cilët janë marrë si të pandehur nga Prokuroria. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin së Redion Hysa është autori i dyshuar i vrasjes, ndërsa ndaj Nikoll Shernikut është ngritur akuza ‘Moskallëzim Krimi’. Çështja është në gjykim paraprak dhe do të jetë gjykata që tashmë do të vendose kalimin për gjykim themeli apo rikthimin në prokurori…
Në vetëm një javë ka 1.247 riinfeksione të reja, që është një rritje prej 31.8% krahasuar me javën e kaluar. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 3380 riinfektime, që përbën 1,4% të numrit total të të infektuarve, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). – Advertisements – “Në periudhën prej 10 deri më 16 janar të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 11.123 raste të reja pozitive me Covid-19, që është një rritje prej 33.9% krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 45.401 materiale, 14.7% më pak se shtatë ditët e mëparshme, ndërsa…

