Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Liqenit të Thatë” dhe për pasojë nuk ka pasur të lënduar.
Bëhet me dije se është qëlluar drejt automjetit të L.M 63 vjeç, por që ka mundur ti shpëtojë plumbave.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.
Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.



