Në Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë ka një përkufizim të qartë të gjuhës dhe ne absolutisht mbështesim vetë-përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë Veriore, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat.
– Advertisements –
“Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka një definicion shumë të qartë të gjuhës dhe në atë drejtim ne absolutisht mbështesim përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë si dhe përdorimin e të gjitha gjuhëve siç përshkruhet në Kushtetutë. Ne e kuptojmë plotësisht këtë dhe do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet në atë frymë konstruktive,” tha Petkov./Alsat.mk



