Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në spitalin e Elbasanit, ku një 2-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri, mjekohej në shtëpi, ndërkohë që është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital. Sipas burimeve policore, 2-vjeçari nga fshati Kusarth është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga Pneumonia bilaterale. Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.



