Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit. Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Ky…
Author: almakos
Kryetari i LSDM-së njëherit edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski në emisionin “Samo vistina” në Kanal 5 u shpreh se është i gatshëm që të ballafaqohet me sfida dhe i gatshëm të ndërmerr përgjegjësi. – Advertisements – “Ndëmorrëm përgjegjësi për zgjidhjen e sfidave që janë para qytetarëve. Kemi pandemi dhe krizë energjetike. Marrëveshja jonë për formimin e kësaj qeverie është “Qeveri 2022 – 2024″, dhe unë thash se do të ketë zgjedhje në vitin 2024, atëherë kur do të kemi edhe zgjedhje presidenciale”, tha Kovaçevski. Ai shtoi se në politikë ka qenë anëtar disavjeçar i LSDM-së dhe se ka qenë…
Diten e nesërme mbushen plot 11 vite nga vrasja ne bulevardin “Dëshmoret e Kombit” e 4 protestuesve. Ne një rrëfim xhaxhai i Aleks Nikes, Mark Nika ka treguar me dhimbje për atë qe ai e konsideron si nje masakër shtetërore. Nga Mark Nika, 21 janari vjen çdo vit e më i rëndë për familjen tonë. Vjen i rëndë për gjithë miqtë e shokët e Aleksit. Për gjithë ata qytetarë shqiptarë që ruajnë në kujtesë dhe në ndergjegje si një plagë të madhe masakrën shtetërore të 21 janarit të vitit 2011, kur nga selia e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha,…
Automjetit të shtetasit Lirim Tali i është vendosur lëndë plasëse. Bëhet me dije se lënda ka shpërthyer dhe se makina është dëmtuar pjesërisht.Bëhet me dije se Lirim Tali është i dënuar për drogë.Makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes Informacion- Rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti…
Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal sot në qytetin e Kurbinit në taqkimin e radhës me demokratët atje. Duke ndarëë disa foto nga takimi në Facebook, Basha shkruan se me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Basha shton më tej se vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mire, “Me shpirtin e…
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov u shpreh se duhet të përmbushen obligimet që nuk janë nuk janë përfunduar. – Advertisements – Petkov, siç raporton BTA, është shprehur se të martën më 25 janar do të mbahet mbledhje e përbashkët qeveritare e Bullgarisë dhe Maqedonisë Sofje. “Kemi mundësi të bëjmë diçka që në 30 vitet e fundit s’është bërë. Nuk do të humbasim asnjë minutë që të arrijmë rezultate”, u shpreh Petkov. Sipas tij, temë e rëndësishme është ndërlidhja mes dy vendeve duke theksuar nevojë për lidhjen hekurudhore mes dy kryeqendrave si dhe linjën e drejtpërdrejtë të avionit.
2383 të infektuar me koronavirus dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Biznesmeni Orce Kamçev i kërkon paratë që ka dhënë për të shpëtuar nga rasti “Perandoria”. Bëhet fjalë për 1.5 milionë euro aq sa pretendohej se ka qenë i dëmtuar në rastin “Reket”, shkruan Alsat. Kamçev paditi Qeverinë, Prokurorinë, Janevën dhe Boki 13. Në seancën e parë përgatitore në Gjykatën Civile të Shkupit përmes avokatit, Kamçev hoqi dorë nga paratë që duhej t’ia kthente Zoran Milevski-Kiçeec. Kamçev sot nuk erdhi në gjykatë, e as tre të dënuarit për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, ish-kryetarja e PSP-së Katica Janeva, as Kiçeec. Djali i Janevës,…
Procesi i rivlerësimit për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Matit, Hysni Vata ekspozon trajtimin e padrejtë nga ana e organit të akuzës, të minatorëve të dëmtuar dhe të atyre që kanë humbur jetën në aksidentet e përsëritura të ndodhura në minierat e Bulqizës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi prokurorin Vata më 9 shtator 2019, pasi gjeti shkelje në dy prej kritereve të rivlerësimit, profesionalizmit dhe pasurisë, si dhe u konkludua se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësisa. Vendimi i arsyetuar i KPK-së zbardh një skemë të përsëritur në hetimet për aksidente në punë, sipas të cilave faji…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka zhvilluar mbledhjen e radhës me pjesëmarrjen e anëtarëve të rinj disa prej të cilëve edhe zëvendësues. Mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetarja e KED Marsida Xhaferllari, pasi kryetari i Këshillit Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore. Gjithashtu në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Rendi i ditës i zhvilluar në mbledhjen e sotme: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së konstituimit të KED të datës 17.01.2022; Hedhja e shortit për relatorët dhe këshilltarët për kandidatët e vendeve vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese; Caktimi i përfaqësuesit për dërgimin e kontributit për…
Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra nga ish bashkëshorti fund gushtin e 2017, por megjithë faktet e bëra publike e ndjera nuk i ka shpëtuar dot vettingut që ka zgjatur deri në datën 22 tetor 2021. Komisioni i vettingut pranon se me gjithë marrjen e dijenisë përmes medias për vrasjen e gjyqtares ka vendosur që ti dërgojë në këtë datë drejtorisë së gjendjes civile një shkrese me kërkesën për certifikatën e vdekjes, e cila sipas seancës së mbajtur me anëtarët dhe një vëzhgues ndërkombëtar ju dorëzua në datën 3 nëntor. Në datën 13 janar të këtij viti trupa e komisionerëve me…
Sot (20.01.2022) në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00 MPB-ja në kuadër të aksionit operativ “Leje” ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në automjetet që përdoren për transport publik të udhëtarëve, tha sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski. – Advertisements – “Janë kontrolluar 576 autobusë dhe automjete të tjera me të cilat kryhet transporti publik, ndërsa në 60 vetura është konstatuar mosfunksionim. Prej tyre 21 në territorin e SPB Tetovë, 11 në SPB Shtip, 9 në SPB Strumicë, tetë në SPB Shkup… Nga këto 60 vetura, 42 janë gjetur mjet…

