Ditën e sotme mjekët e spitalit të Elbasanit janë marrë në pyetje pasi një foshnje 3-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme.
Hetimet janë thelluar që në dokumentimin e vizitës dhe mjekimin e parë dhe atë në vazhdim të 3-vjeçares. Ndërkohë që po i kushtohet rëndësi zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së 3-vjeçares në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit.
Ndërkohë priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçares që paraprakisht, sipas mjekëve, humbi jetën, pasi ishte prekur nga Pneumonia bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.