Ditë zie në familjen e kryedemokratit Basha. Bashkëshortja e tij, Aurela ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur babain e saj. Në statusin e shkruar prej saj ajo është shprehur se familja humbi bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.
Postimi i Aurela Bashës:
Lajmërim!
Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.
Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.
Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme datë 20 Janar, deri nesër paradite.
Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.
Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.
Me mirënjohje dhe respekt,
Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj