“Ishim në hotel me një femër, nuk doja ta vrisja”/ Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit që plagosi shokun

“Ishim në hotel me një femër, nuk doja ta vrisja”/ Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit që plagosi shokun

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit të arrestuar për plagosje në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.  Beqari ka thënë para efektivëve, se me të plagosurin ka qenë shok. Ai tha më tej se ka qenë ditën e ngjarjes bashkë me Sulejman dhe një mikeshë të tyre në hotel, ku kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.


Autori ka theksuar më tej, se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe plagosi në krah Sulejmanin. Ai ka thënë se pas ngjarjes është larguar nga frika e asaj që do të ndodhte më pas.

“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf”, ka thënë Beqari.