Author: almakos

Qeveria shqiptare vendosi të marrë një hua tjetër me vlerë 184 milionë rialë sauditë ose rreth 48 milionë dollarë, me qëllimin për të përfunduar punimet në një segment rrugor 43 kilometra të gjatë, një rrugë me dy korsi që pritet të lidhë fshatin Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec, duke shkurtuar në këtë mënyrë rrugën Tiranë-Korçë. Këshilli i Ministrave miratoi në parim të mërkurën marrëveshjen e huasë shtesë me Fondin Saudit për Zhvillim, një agjenci e Mbretërisë Saudite që jep kredi zhvillimi nëpër vende të ndryshme të botës. Sipas vendimit të publikuar, sauditët kanë rënë dakord të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit. – Advertisements – “Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në qytetin e vogël të Linit, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por…

Lexo më Shumë

Kodrat e Parkut Kombëtar të Divjakës dhe Karavastasë janë përfshirë nga zjarri. Flakët kanë marrë përpara dhe kanë djegur shkurret në parkun kombëtar teksa zona në të cilën ka rënë zjarri është fshati Mizë. Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Megjithëse është fikur pas 2 orësh, ai është riaktivizuar sërish duke bërë që forcat zjarrfikëse dhe policore të zbresin në terren për ta neutralizuar atë në orën 19:00. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se deri më tani janë djegur rreth 2 hektarë shkurre dhe ferra, ndërsa ka shpëtuar pylli me pisha, një nga zonat e…

Lexo më Shumë

Punëtorët e Maqedonisë janë shumë pak të inkurajuar të denoncojnë mobingun në punë, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Duke folur për këtë temë, ajo më tej tha: – Advertisements – “Për momentin po punohet për ndryshime në ligjin për mbrojtjen nga ngacmimet në punë. Ne jemi duke punuar në ndryshime dhe shtesa për të forcuar mekanizmin mbrojtës për punëtorët në mënyrë që ata të inkurajohen më shumë të raportojnë mobingun,” ka thënë Trençevska.

Lexo më Shumë

“Unë isha njeriu i besuar dhe dora e djathtë e shefit”, kështu është shprehur Danilo Pietro Della Malva i cili tashmë po bashkëpunon me policinë. Duket se disa prej anëtarëve të klaneve të mafies kanë nisur të bashkëpunojnë me policinë. Sëfundi  janë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në harkun kohor të disa viteve, pothuajse të gjithë ish-anëtarë të klanit Raduano, ndër më të fuqishmit në qytet. Danilo Pietro Della Malva i njohur si “Meticcio”, ish-krahu e djathtë e shefit Marco “Pallone” Raduano, ka rrëfyer skemën e trafikimit të tonelatave me drogë në Itali. Gjatë këtij rrëfimi ai gjithashtu ka treguar edhe për…

Lexo më Shumë

Sipas policisë Shkodër, dy vëllezër P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, kanë kanosur 60-vjeçarin N. U..  Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.  Ndërkohë policia njofton se  vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve. Kanosën 60 vjeçarin   për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit. Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e 7-të me radhë ka sjell vendim që gjysmëvjetori në shkollat e vendit të fillojë më 1 shkurt, me prani fizike. – Advertisements – “Ky vendim është sjell në bazë të mendimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it, kurse Qeveria bën thirrje që t’u përmbahen dhe zbatohen protokollet për mbajtjen e mësimit me prani fizike”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Në komunikim e tij ai është shprehur se Ukraina zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku, duke shtuar se sot i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim. ‘Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet’, u shpreh ai. Ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin…

Lexo më Shumë

10 gjëra që duhet të dini para se të fluturoni me avion. Në të gjithë botën qindra e mijëra njerëz në ditë udhëtojnë me avionë në destinacione të ndryshme. Por para se të udhëtojmë duhet të dimë disa kuriozitete për fluturimin. 1. Nuk lejohet përdorimi i aparaturave në bord Duhet të fikni aparaturat elektronike gjatë ngritjes dhe uljes së avionit. Celularët, laptopët dhe pajisjet e tjera mund të interferojnë në aparaturat e avionit. Realitet apo mit? Megjithatë “Qantas” dhe “Virgin Australia” janë dy linja që u japin mundësi pasagjerëve të përdorin çdo pajisje eletronike. 2. Nevojat njerëzore nuk hidhen në…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës dhe Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, ka bërë analizën vjetore  të punës. Pjesë e këtij takimi është bërë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Nano, gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar strukturat vendore të Policisë që operojnë në qarkun e Shkodrës, për punën e bërë gjatë vitit 2021. Ai gjithashtu ka kërkuar  dominimin e situatës kriminale nga Policia, duke u shprehur se duhet më tepër punë parandaluese dhe forcë reaguese ndaj çdo individi/grupi kriminal. Më tej, Nano është ndalur në  masat që duhen marrë për…

Lexo më Shumë

Dy të rinj në Durrës janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta. I plagosur me thikë ka mbetur 23-vjeçari D. S., ndërsa është shpallur në kërkim autori 20 vjeçari E.H. Durrës/Informacion paraprak Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e  shpall në kërkim 20 vjeçarin. Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje…

Lexo më Shumë

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre, pasi nuk ishte i vaksinuar kundër Covid-19. DJ Ferguson, 31 vjeç, ka nevojë të madhe për një zemër të re, por Brigham and Women’s Hospital në Boston e hoqi atë nga lista e tyre, tha babai i tij, David. Spitali tha se po ndiqte politikën. Brigham and Women’s Hospital i tha BBC-së në një deklaratë: Duke pasur parasysh mungesën e organeve në dispozicion, ne bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që një pacient që merr një organ të transplantuar të ketë shanset më të mëdha për të mbijetuar. Një zëdhënës tha…

Lexo më Shumë