Author: almakos

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari që është arrestuar ditën e djeshme se dyshohet si autori që vuri të hënën eksplozivin në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka, nuk ka pranuar akuzën. Ai nuk ka pranuar të flasë për asgjë tjetër, përveçse ka thënë se është arrestuar kot nga autoritetet. Arlen Hasanaj rezulton se është kushëri dhe person i afërt me Krenar Hasanajn, i cili ka qenë deri para pak kohe administrator në kompaninë Kantinta ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’, në pronësi të familjes Koka. Krenar Hasanaj sipas këtyre dokumenteve ka qene edhe administrator i kantinës në pronësi të Lefter e dhe Nar Kokës,…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur  ditën e sotme në në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.01.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasja S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2 019 raste të reja, 19 viktima si dhe 917 të shëruar, shkruan Alsat. – Advertisements – Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 261 347, i të shëruarve 231 179, ndërsa numri i viktimave shkon në 8,285.

Lexo më Shumë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme ish-drejtorin e autoritetit portual në Durrës. Përmes një njoftimi për shtyp, KLSH bën me dije se ish-drejtori i autoritetit portual, së bashku me dy përgjegjës sektori, një jurist dhe dy specialistë, akuzohen për abuzim me fondet publike. Më specifikisht ata akuzohen nga auditimi i kryer lidhur me procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave”, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish të ndërmarra me veprime aktive nga ish-drejtori dhe vartësit e tij. Njoftimi plotë: Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të…

Lexo më Shumë

Kreu i Gazi Babës, Boban Stefkovski ka përsëritur se në institucionin që ai drejton nuk ka gjetur asnjë projekt që ka të bëjë me ndërtimin e shkollës fillore në Idirizovë. Sipas Stefkovskit, projekti i prezantuar para banorëve të Idirizovës nga ish kreu i kësaj komune, Boris Georgievski ishte projekt i një shkolle tashmë të ndërtuar në këtë komune e që nuk përshtatet me numrin e nxënësve në Idirizovë. Stefkovski paralajmëroi bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e këtij problemi. – Advertisements –

Lexo më Shumë

Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës raportin për zgjatjen e afatave të vetingut. Gjatë fjalës së mbajtur në mledhje, kryetarja e  Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se raporati i miratuar pritet të paraqitet në seancën e ardhshme plenare. “Fillojmë me mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,për nismën për një ndryshim në ligjin nr. 8417 datë 21/10/1998 Kuhtetuta e Shqipërisë së ndryshuar. Rendi i ditës është- “Miratimi i raportit të mbledhjes së përbashkët për t’ia paraqitur…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili në fushatë parazgjedhore tha se ishte i gatshëm të lëshonte objektin e komunës që i njëjti të shfrytëzohej si poliklinikë, tani ka ndryshuar mendje, shkruan Alsat. Sipas tij, objekti i komunës nuk do të lëshohet, sepse brenda vitit premton të nisin punimet për ndërtimin e një poliklinike të re për qytetarët. “Unë po luftoj që shumë shpejt dhe pse jo edhe brenda këtij viti të fillojmë me ndërtimin e një poliklinike te re, por gjithçka do të varet nga takimi me ministrin. Gjeja më e…

Lexo më Shumë

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, dy pronarët e kompanive të lidhura me aferën e inceneratorëve, që çoi në pranga ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, janë shpallur sot në kërkim ndërkombëtar. Vendimi u mor 30 ditë pasi Policia e Shtetit i shpalli në kërkim, shumë kohë pasi ata janë larguar nga vendi, duke ngritur dyshime se Zoto dhe Gugallja u ‘lejuan’ të arratisen, duke iu dhënë kohën e mjaftueshme për t’u fshehur. Sipas raportimit të ‘Ora News’, që i referohet dosjes së SPAK, sistemi “TIMS” e nxirrte Zoton në Shqipëri deri në datën 1 dhjetor të vitit të kaluar, kur në…

Lexo më Shumë

Gazetar: Lluka Andreev – Advertisements – “Shkupi lejon hapjen e Kushtetutës për bullgarët”, “Kovaçevski e la derën hapur”, “Bullgarët hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, kështu thonë disa tituj në mediat e Sofjes, pas vizitës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. Në këtë përfundim erdhën pas deklaratës së Kovaçevskit, se çdo komunitet mund të kërkojë përfshirjen në Kushtetutë, pasi ndryshime kushtetuese do të ketë para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, kryeministri nuk ishte i prerë nëse dhe kur do të hynin bullgarët në Kushtetutë. Ai shtoi se për ndryshimin e Kushtetutës nevojitet shumicë prej dy të tretash në Kuvend.…

Lexo më Shumë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria miratoi  projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve. Në komunikimin me mediat, ajokonfirmoi se në portin e Durrësit do të hapet dhe pika doganore për Kosovën. Kjo marrëveshje do t’i dërgohet parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar. “Miratuam sot projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë për sa i përket zbatimit të lehtësimit të procedurave të ndërsjella në procedurat doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Sot kjo marrëveshje shkon në parlament dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike-Shkup ka kryer hetim dhe ka ndërmarr të gjitha veprimet për të vërtetuar shkaqet e aksidentit në afërsi të urës “Goce Dellçev”, ku për pasoj një person mbet i vdekur. – Advertisements – Sipas informatave të para, deri tek aksidenti ka ardhur kur një veturë BMW me targa të Kumanovës ka përplasur një këmbësor i cili ka qenë duke kaluar rrugën në afërsi të urës “Goce Dellçev”. Me urdhër të prokurorit publik do të kryhet obduksion mbi trupin e të ndjerit, ndërsa nga personi që ka drejtuar mjetin do të merren mostra të gjakut dhe urinës për tu vërtetuar…

Lexo më Shumë