Author: almakos

Policia e Shtetit ka bërë të ditur detaje nga ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur pak muaj më parë. Sipas Policisë, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kanë tentuar vrasjen e A.GJ, pasi ishin paguar 20 mijë euro nga Robert Laci. Në komunikatën ditën e sotme, policia dhe prokuroria bën me dije edhe një sërë ngjarjesh të tjera kriminale të ndodhura ditët e fundit, ku një prej tyre është edhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndaj efektivëve të policisë. Njoftimi i policisë Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë.…

Lexo më Shumë

SPAK çon për gjykim 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe në deklaratën e institucionit bëhet me dije se këta persona janë përfshirë në veprime të kundraligjshme. NJOFTIMI I PLOTE I SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka regjistruar proçedimin penal Nr.116 datë 20.04.2021 për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga…

Lexo më Shumë

Zbulimi i një ‘miniere’ kanabisi në qytetin e Sarandës nxjerr në pah fenomenin aq shumë të përhapur në Europë, por që tashmë ka shtrirë tentakulat e saj edhe në vendin tonë, pikërisht atë të mbelljes nën tonë të bimëve narkotike me llampa elektrike. Kultivuesit e ‘minierës’ në fjalë kishin zgjedhur ta ndërtonin atë në një zonë shumë larg qendrave të banuara, pranë fshatit Nivicë, Brenda së cilës mund të hyje vetëm me anë të një dere sekrete. Por, edhe këtë herë, do të ishte pikërisht evidentimi i një lidhjeje të paligshme me anë të së cilës vidhej energji, që do…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë ekskluzive për Alsat, Jetulla Qerimi, familjar i të ndjerit Rexhail Qerimi tregon se si dhe nga kush e ka marr lajmin për vdekjen e Rexhailit. Ai madje theksoi se familja nuk do të lejoj që të kryhet autopsi mbi trupin e Rexhailit sepse nuk iu besojnë organeve të shtetit. Sipas tij Rexhaili vuajti 13 vjet burg duke qenë i pafajshëm, shkruan Alsat. – Advertisements – “Njoftimi u bë mbrëmë diku pas mesnate, isha në punë në çajtore, u paraqit i burgosuri që ishte me te, me tha se Rexhaili nuk është mirë me shëndet se i ka…

Lexo më Shumë

Ambasada Amerikane në vendin tonë ka shpërndarë mesazhin e Blinken për konfliktin Ukraine-Rusi. Sekretari i Shtetit shprehet se janë të gatshmë për dialog, nëse Rusia heq dorë nga eskalimi i konfliktit. Mesazhi i Blinken “Ne jemi të përfshirë në biseda të detajuara me aleatët dhe partnerët tanë mbi koordinimin e përgjigjes tonë”, ka theksuar në një deklaratë zyrtare Blinken. Në mesazhin e tij Blinken thekson se “Ne e bëjmë të qartë se ekzistojnë parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë – duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të…

Lexo më Shumë

Me qeveritë e reja të Shkupit dhe Sofjes vërehet një energji e re, por ky është vetëm fillimi, një fazë fillestare, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Sipas tij, dy vendet janë larg arritjes së një marrëveshjeje. – Advertisements – “Edhe unë si president do të kontribuoj në këtë proces dhe për më pak se një muaj do të takohem me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, tha Pendarovski. Gjithnjë e më shumë sondazhet tregojnë se mbështetja për integrimet evropiane në mesin e qytetarëve të Maqedonisë është në rënie e sipër, tha presidenti Stevo Pendarovski në një tryezë të rrumbullakët të…

Lexo më Shumë

Një shqiptar, që jeton në Ukrainë, tregon për “News24” situatën nga agresioni rus. Kryetari i Shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, Aleksandër Dermentli, tregon se shqiptarët që jetojnë atje nuk kanë frikë nga pushtimi rus. “Jemi 5 mijë shqiptarë në Ukrainë. Situata ishte mirë, kjo ishte luftë informacionesh, luftë e ftohtë nga Rusia dhe SHBA. Ne nuk kemi frikë, edhe pse jemi shumë larg nga zona e konfliktit. Ne jemi rreth një mijë kilometra larg zonës së konfliktit. Jemi pranë kufirit me Moldavinë”, shprehet ai. I pyetur nëse vetë ukrainasit kanë frikë nga një luftë e mundshme me Rusinë, ai…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, përmes një dërgese, që ka arritur përmes postës së Manastirit më 17.01.2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetë.Dërgesa është shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze. Kërcënimi ka të bëj me një lëndë penale konkrete, procedura ndaj së cilës ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, shkruan Alsat. – Advertisements – Kërcënimi, siç thuhet në letër, është nga një organizatë terroriste e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe se anëtarët e saj janë të gatshëm të flijohen për qëllime të organizatës. Prokurori Publik…

Lexo më Shumë

Një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Volloder të Sarandës. Ashtu si shihet edhe në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, ambjenti i përshtatur, ishte një magazinën, nën rrugë, ku hyrja bëhej vetëm me shkallë. Hyrja e magazinës ishte e mbuluar, duke u përpjekur mos të tërheq vëmendjen e banorëve të zonës. Policia ka bërë me dije se në bazë të informacioneve të marra, është bërë i mundur zbulimi i këtij ambjenti. Brenda magazinës së improvizuar ishin 100 rrënjë kanabis, që po rriteshin me llamba. Deri më tani janë arrestuar dy…

Lexo më Shumë

Rexhail Qerimi i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar Trupi i pajetë i Rexhail Qerimit, i dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Alfa” i cili ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar është tërhequr nga morgu. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, të cilët për Alsat thonë se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e premte për shkak se presin ardhjen e familjarëve nga kurbeti. Jo zyrtarisht Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në tru, ndësra vdekja i është konstatuar gjatë transportit për në spital.

Lexo më Shumë

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po i mbajnë sytë te një pasardhës i variantit Omicron të koronavirusit, që është gjetur në të paktën 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky version i koronavirusit, të cilin shkencëtarët e quajnë BA.2, konsiderohet gjerësisht më i fshehtë se versioni origjinal i Omicronit sepse tipare të veçanta gjenetike e bëjnë disi më të vështirë për t’u zbuluar. Disa shkencëtarë shqetësohen se mund të jetë gjithashtu më ngjitës. Por, ata thonë se ka shumë gjëra që ende nuk dinë për të, duke përfshirë nëse i shmanget më mirë vaksinave ose shkakton…

Lexo më Shumë

Mbarojnë ditët e acarit në vendin tonë. Sipas MeteoAlb vijon tërheqia e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shum të ulëta nga vendi ynë. Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.

Lexo më Shumë