“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e superoperacionit antidrogë në Mat që çoi në pranga 14 persona, me lidhje familjare dhe fisnore me njëri-tjetrin. Ashtu si shihet edhe nga pamjet, policia ka shoqëruar për në ambjetet e komisariatit të akuzuarit për vepren penale Kultim të lëndëve narkotike. Ne kete operacion, policia tha se ka goditur dhe shkatërruar grupin kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. “Nëpërmjet personave të tjerë, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën…
Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk respektojnë detyrimet si drejtues mjetesh. – Advertisements – Janë sanksionuar 173 drejtues mjetesh, prej tyre 104 në territorin e Shkupit, 26 në SPB Tetovë, 16 në SPB Veles. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 134 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Ministria e Brendshme do të vazhdojë me kontrolle të tilla edhe sot dhe në ditët në vijim. “U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që gjithmonë t’i…
Policia e Dibrës ka dal në një konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin e rrethit. Duke zbardhur detaje nga mega operacioni anti-kanabis në Mat, janë zbardhur edhe emrat e të arrestuarve, ku 8 prej tyre janë nga një familje. EMRAT: Gezim Koleci (organizatori) Mehmet Koleci Idajet Koleci Albert Koleci Vilson Koleci Gestian Koleci Lezan Koleci Agim Koleci Besmir Koleci Fation Doda Rasim Gjecuka Gazmir Gjecuka Në kërkim Baftjar Gjecuka Ata akuzohen për kultivim narkotikësh. Këta persona si një grup i mirë organziuar akuzohen për 5 kultivime kanabisi, 2019-2021 kanë kultivuar në kohë të ndryshme bimë narkotike.
Pas një procedure paraprake, Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. – Advertisements – Gjegjësisht, 39-vjeçari nga Gostivari, më 13.04.2021, ka qenë duke vozitur veturën BMW në rrugën Sretko Krsteski në Gostivar. Kur është afruar në kryqëzimin me rrugën “Gave Lazareski”, ka filluar të lëvizë automjetin e tij mbrapa, pa u siguruar nëse një veprim i tillë i pengon apo i rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Me anën e pasme të veturës, i dyshuari ka goditur një këmbësor…
Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer së fundmi në ‘parajsën’ e kokave të krimit shqiptar, ku deri më sot janë të paktën 6 persona nga vendi ynë, mes të cilëve 2 të kërkuar nga SPAK, të cilët kanë zgjedhur të strehohen në Dubai për t’iu shmangur drejtësisë. Megjithatë, 6 dihen tashmë zyrtarisht, ndërsa mendohet se është numër shumë i madh i shtetasve shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe që fshihen në këtë vend, madje me identitete të ndryshuara. Mendohet që numri i tyre të jetë mbi 20. Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes ndaj një ose më shumë…
Dimitar Kovaçevski është vetëm një javë kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe nga ato tetë ditë ka kaluar katër në Qeverinë bullgare, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke iu referuar deputetëve bullgarë. Ai shtoi se një numër i madh ministrash nga Maqedonia e Veriut kanë mbërritur në Sofje dhe do të bëjnë përparim në një sërë fushash, shkruan Alsat. – Advertisements – “Ne nuk e injorojmë në asnjë mënyrë qëndrimin bullgar. Biseduam edhe për temat që janë të rëndësishme për ne sipas qëndrimit Kornizë”, u përgjigj Petkov në pyetjen e ish-ministres së Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva. Petkov theksoi se…
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Lushnje, ku një 82-vjeçar ka mbetur i vdekur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Lushnje rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme. 82-vjeçari me iniciale N.Sh., është vetëplagosur me armë gjahu dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës. NJOFTIMI I POLICISE Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, dyshohet se në banesë është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi N. Sh., 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura. Në mesditë e kryesisht pasdite në zonën qendrore dhe atë jugore reshje shiu me intensitet të ulët. Në lindje dhe juglindje në orët e mbrëmjes reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-8 m/sek. Deti i forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale: në zona malore -5 deri 9°C në zona e ulëta -3 deri 14°C në zona bregdetare…
22:54 | 27 Janar 2022 Për herë të parë në SHBA, një robot ka kryer operacion pa ndihmën e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas gazetës The Guardian, roboti me emrin Star ka kryer me sukses operacionin e zorrës së hollë tek katër derra. Në operacion, në të cilin është përdorur metoda e laparoskopisë, roboti e ka kryer detyrën e tij falë prerjeve 1-3 centimetra të bëra në barqet e derrave. Suksesi i operacionit pavarësisht gamës së kufizuar të lëvizjes dhe shikueshmërisë është pritur me vlerësime. Inteligjenca artificiale dhe kamera e integruar në robot e kanë ndihmuar atë të rregullojë…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zbardhur disa nga pikat e padisë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas Veliajt, pas Prokurorisë së Tiranës do të vendoset në veprim edhe SPAK-u. Duke folur në emisionin “Çim Peka Live”, Veliaj theksoi se dëmi që ka shkaktuar FSHF-ja ka të bëjë me mosbotimin e listave të delegatëve. Veliaj vuri në dukje se shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë fare tiranas. Na sqaro padinë ndaj FSHF-së? Çfarë kërkon kallëzimi? Veliaj: Ajo që kërkohet është një transparencë, cila është lista e delegatëve? Nuk janë botuar fare listat. Shoqatat kanë gjetur votues që nuk janë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Edmond Ramollari. Mësohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë, ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.

