Me qeveritë e reja të Shkupit dhe Sofjes vërehet një energji e re, por ky është vetëm fillimi, një fazë fillestare, tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Sipas tij, dy vendet janë larg arritjes së një marrëveshjeje.
– Advertisements –
“Edhe unë si president do të kontribuoj në këtë proces dhe për më pak se një muaj do të takohem me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, tha Pendarovski.
Gjithnjë e më shumë sondazhet tregojnë se mbështetja për integrimet evropiane në mesin e qytetarëve të Maqedonisë është në rënie e sipër, tha presidenti Stevo Pendarovski në një tryezë të rrumbullakët të Këshillit të Ambasadorëve ku u debatua në temën “anëtarësimi i Ballkanit Perëndimorë në BE”. Ai me këtë rast shtoi se vendi ka paguar një çmim të lartë për aspiratat e tij.



