Kodrat e Parkut Kombëtar të Divjakës dhe Karavastasë janë përfshirë nga zjarri. Flakët kanë marrë përpara dhe kanë djegur shkurret në parkun kombëtar teksa zona në të cilën ka rënë zjarri është fshati Mizë. Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Megjithëse është fikur pas 2 orësh, ai është riaktivizuar sërish duke bërë që forcat zjarrfikëse dhe policore të zbresin në terren për ta neutralizuar atë në orën 19:00.
Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se deri më tani janë djegur rreth 2 hektarë shkurre dhe ferra, ndërsa ka shpëtuar pylli me pisha, një nga zonat e rëndësishme të parkut kombëtar Divjakë-
Ndërkaq, nuk bëhet i ditur se cili ka qenë shkaku i zjarrit i cili dogji në dy kohë rreth 2 hektarë shkurre dhe ferra në një nga parqet më të rëndësishme të vendit.