Kanosën me armë zjarri për motive pronësie 60-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Shkodër

Kanosën me armë zjarri për motive pronësie 60-vjeçarin, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Shkodër

Sipas policisë Shkodër, dy vëllezër P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, kanë kanosur 60-vjeçarin N. U..  Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.  Ndërkohë policia njofton se  vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.


Kanosën 60 vjeçarin   për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.