Punëtorët e Maqedonisë janë shumë pak të inkurajuar të denoncojnë mobingun në punë, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Duke folur për këtë temë, ajo më tej tha:
“Për momentin po punohet për ndryshime në ligjin për mbrojtjen nga ngacmimet në punë. Ne jemi duke punuar në ndryshime dhe shtesa për të forcuar mekanizmin mbrojtës për punëtorët në mënyrë që ata të inkurajohen më shumë të raportojnë mobingun,” ka thënë Trençevska.