Author: almakos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të zhvilluara sot para Parlamentit ku policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve protestueses, duke i sulmuar sërish këta të fundit. Në një postim në “X”, Rama shprehet se sipas tij, përshkallëzimi i situatës drejt dhunës fizike, është një rrjedhojë e qëndrimeve të aktorëve politikë dhe mediatikë që ai i konsideron nxitës të tensioneve dhe si “korja e zezë e dështakëzemërakëve”. “Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre!…

Lexo më Shumë

Gjatë protestës së 33-të para kryeministrisë, një qytetar ka reaguar me ironi ndaj bonusit të fundit të pensionistëve të miratuar pak ditë më parë nga qeveria. [embedded content] “Mesazhin e parë do t’ia jap banditit të Surrelit. Na kanë dhënë 50 mijë lekë bonus. Mos u mërzit, sepse me ato para do të vij pesë herë në protestë”, u shpreh qytetari. Ai shtoi gjithashtu thirrje drejtuar pensionistëve të tjerë që t’i bashkohen protestave dhe të mbështesin të rinjtë. “U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë dhe të mbështesin rininë e mrekullueshme. Ndryshe, ato 50 mijë lekë të qelbura le t’ua japin…

Lexo më Shumë

[embedded content] Para nisjes së protestës së 33-të foli nga sheshi Skënderbej aktivistja Luçiana Kokaj. Për News24 ajo rrëfeu dhunën policore sot paradite në protestën para parlamentit. Ajo u godit me spraj me piper, për të cilën ambulanca refuzoi t’i ofronte ndihmë mjekësore dhe ta dërgonte në spital. Luçiana Kokaj: Unë isha te protesta. Po mundohesha të flisja me policët se po bënin dhunë. Një kishte shishen me piper dhe gjuajti dy herë i thashë nuk mund ta bësh. Një tjetër nxori shkop gome. Kur hodhën piperin kam qenë aty dhe efekti ishte i menjëhershëm. Gjysëm ore nuk i hapja dot…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve nuk është i shpërndarë në baraspeshë në të gjithë rajonet, pasi në zonat urbane kemi 60.2 përqind të lindjeve, ndërsa në rajonin e Shkupit kemi 41.6 përqind, ndërsa në rajonin e Lindjes vetëm 6.1 përqind. “Shtimi natyror i popullsisë është negative dhe në zonat urbane me -3 367 banorë, kurse në zonat rurale -1 070 banorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në zona urbane kemi 9 535 lindje, ndërkohë janë regjistruar 12 902 vdekje. Në të njëjtën kohë, në zona rurale kemi 6 315 lindje e 7 385 vdekje.

Lexo më Shumë

Deputetja e larguar nga radhët e socialistëve Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar sot nga policia e shtetit ndaj protestuesve në protestën para parlamentit. Koçeku thotë se ka ndjekur me shqetësim dhunën e policisë dhe se është i vetmi komunikim politik që pushteti i ofron protestuesve. Deputetja shton se kur shteti nuk ka më argumente përdor vetëm shkopa gome, pranga dhe çizme. [embedded content]Reagimi i deputetes Marjana Koçeku: Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me…

Lexo më Shumë

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka denoncuar nga ambientet Komisariatin numër 3, se është dhunuar gjatë shoqërimit dhe arrestimit të tij pas protestës para Parlamentit. Në një video ku ai dëgjohet duke folur nga dritarja e qelisë, Progni pretendon se është goditur nga persona që, sipas tij, shoqëronin ministrin Ulsi Manja, duke përmendur me emër Saimir Kokën, të cilin e identifikon si punonjës të “Vip Security”. Sipas tij, edhe kur ka qenë i prangosur dhe nuk ka bërë rezistencë është dhunuar me shkelma. “S’kemi bërë asnjë rezistencë. Na ka sharë nga robt e shtëpisë Ulsi Manja dhe bodyguard-at e tij…

Lexo më Shumë

Furisë qytetare të protestës së sotme te parlamenti, nuk i shpëtoi dot as deputeti socialist i futur rishtazi me listat e 11 majit Ceno Klosi. Një prej aktivisteve “iu qep”, Ceno Klosit, teksa ky i fundit u largua nga parlamenti dhe për t’i shpëtuar turmës u fut te Qendra Toptani. Por aty i doli para aktivistja, e cila nga prapa i thërriste: Ushtar i Belinda Ballukut, fshihesh si miush! Hajdut, ke bërë vota! [embedded content] Ceno Klosi, ish-drejtori i Drejtorisë së Tatimeve një nga njerëzit më të afërt të Ballukut, është në hetim nga SPAK për 4 vepra penale, mes…

Lexo më Shumë

Dhuna mes bashkëmoshatarëve mund të ndalet vetëm nëse të gjithë – institucionet, mësuesit dhe e gjithë komuniteti – angazhohemi me seriozitet të plotë. Por, veçanërisht i rëndësishëm është roli i prindërve. Shumë familjeve u mungon kujdesi dhe përkushtimi i nevojshëm ndaj fëmijëve të tyre. Jo të gjithave, por shumë familjeve u mungon pikërisht komponenti edukativ, i cili është baza për një rritje të shëndetshme. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në panelin edukativ për prindërit dhe kujdestarët e nxënësve me temë dhunën mes bashkëmoshatarëve, i cili u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës “11 Tetori” në…

Lexo më Shumë

Avokati Alban Duraj foli nga Komisariati nr.4 në kryeqytet, ku po mbahen disa prej aktivistëve të arrestuar sot gjatë përplasjeve te parlamenti. Avokati u shpreh se arrestimet e tyre janë të paligjshme dhe se SPAK duhet të nisë hetimet në zinxhirin e policisë. Sakaq, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, pasi përndryshe revolta popullore do jetë e paparë dhe më e madhe. Avokati Alban Duraj: Jemi mësuar si është sjellë Rama me ministrat e vet, ministri të ketë ndërgjegje qytetare dhe pastaj ligjore. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ligjore. Në rast se nuk respektohet ligji kallëzimi penal…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në qytetin e Podujevës. Të plagosurit tashmë janë pranuar në Qendren Emergjente në QKUK, ku po marrin trajtim. E të shqetësuar me tërë këtë që ndodhi në Podujevë, familjarët e të plagosurve po qëndrojnë para klinikës Emergjente, për të mësuar për gjendjen e familjarëve të tyre. “O zot, çka u ba bre”, dëshoheshin ata teksa prisnin ndonjë informatë për gjendjen e familjarëve të tyre.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzon partitë Levica dhe LSDM se, përmes amandamenteve të dorëzuara për propozim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, po përpiqen të pengojnë votimin e diasporës, nga frika se nuk e gëzojnë besimin e tyre. Mickoski pretendon se, debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në grupin punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë konstruktiv, megjithatë në momentin e fundit partia Levica refuzoi ta nënshkruante propozimin për paraqitjen e Kodit Zgjedhor. Ai tha po ashtu se, kishin pranuar pranuar të gjitha propozimet e opozitës, linja e kuqe ka qenë votimi i diasporës. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Ne tani…

Lexo më Shumë