Disa vjet më parë, kryeministri Rama hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në vend do të arrinte vendet e Ballkanit perëndimor, si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja, që e kishin në atë kohë rrogat 30-50% më të lartë sesa ne. Paga mesatare mujore në vend vërtet është rritur, duke arritur në 860 euro bruto për vitin 2025, por edhe të tjerët nuk kanë mbetur në vend. Në Serbi, paga mesatare mujore bruto ka arritur në 1290 euro, në Bosnjë Hercegovinë 1245, në Mal të Zi 1203 euro, në Maqedoninë e…
Author: almakos
Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, gazetarin, publicistin dhe autorin Nijazi Muhamedi. Për shumë vite, ai kontribuoi në Radio Televizionin e Maqedonisë si gazetar, redaktor dhe drejtues, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në median shqipe.Muhamedi ishte gjithashtu autor i disa veprave me tema politike, historike dhe shoqërore. Ndarja e tij nga jeta shënon një humbje për gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Familjarë, miq dhe kolegë të të ndjerit, kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje, duke kujtuar veprën dhe jetën profesionale të publicistit. MARKETING
Një shpërthim me lëndë plasëse, që dyshohet të ketë qenë tritol, ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike, të cilët kanë nisur këqyrjen e zonës dhe grumbullimin e provave për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po vijon hetimet për të identifikuar…
23:23 | 1 Korrik 2026 E.G Njollat e barit janë të zakonshme gjatë muajve të ngrohtë, veçanërisht në rrobat e fëmijëve ose pas punëve në oborr. Ato mund të hiqen nëse trajtohen në kohë dhe metoda e pastrimit varet nga lloji i pëlhurës. Soda e bukës mund të përdoret si heqës njollash në shumicën e pëlhurave, veçanërisht pambukun, poliesterin dhe përzierjet sintetike. “Mund të mos jetë i përshtatshëm për pëlhura delikate si mëndafshi ose leshi, sepse natyra gërryese e sodës së bukës mund të dëmtojë ose dobësojë fibrat”, thotë Val Oliveira, pronare e Shërbimeve të Pastrimit Val. Para se të…
Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se pas mbajtjes së mbledhjes partiake, është marrë vendimi që për postin e postin e ministrit të Drejtësisë të propozohet, profesori universitar Jeton Shasivari, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive propozohet Agon Ferati, ndërsa për ministër të Kulturës dhe Turizmit propozohet Sedat Sulejmani. “Në përbërjen e re qeveritare vazhdojnë të ushtrojnë detyrën Bekim Sali si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Besar Durmishi si ministër i Ekonomisë dhe Punës, si dhe Muhamet Hoxha si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. VLEN vazhdon me vendosmëri rrugën e ndryshimit, duke sjellë energji të re, kuadro…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, në zonën e kryqëzimit të Niklës, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.…
Është gjetur i pajetë në Liqenin e Batllavës trupi i të zhdukurit Lirim Ruhani. Pamjet nga Liqeni i Batllavës tregojnë momentin kur ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ato të Kërkim Shpëtimin kryen operacionin e nxjerrjes së trupit të pajetë të 25-vjeçarit. Kërkimet për të zhdukurin kishin vazhduar që nga dita e djeshme, pasi dyshohej se ai kishte rënë nga një mjet lundrues gjatë kohës që ndodhej me familjen. Pamjet: /Klankosova.tv
26-vjeçari, F.B., është i riu që vdiq tragjikisht afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit”, në zonën malore ndërmjet bjeshkëve të Bukoshit dhe Dellocit, pasi dyshohet se u godit nga rrufeja. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë. Ndërsa në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i…
Vijoi edhe sot dita e 32-të e protestave masive kundër qeverisë Rama. Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë. Një protestuese i bëri thirrje patronazhistëve të bashkëpunojnë me SPAK për të ndarë çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e të vërtetave. Protestuesja: Ambasada e SHBA të shqyrtojë çdo person të shpallur non grata në 35 vite dhe nëse e shohin të arsyeshme të bashkëpunojë me ta. Ashtu siç i bëj thirrje ambasadës amerikane se ajo do jetë suportuesi juaj kryesor. Ndërkohë personave patronazhistë në këtë vend i bëj thirrje të nisin bashkëpunimin me SPAK që të ndajnë me ta çdo…
Gazetari Klevin Muka ka ironizuar deklaratat e deputetit Erion Braçe në kohëra fushatash, duke sjellë në vëmendje një premtim të socialistit i cili u thoshte qytetarëve që PS do u siguronte naftën pa akcizë. [embedded content] “Unë kam një pyetje: a e doni naftën pa akcizë apo jo? A i doni plehrat kimike pa TVSH apo jo? Si i keni besuar, mor burrë? Kemi 31 ditë që ua kemi vënë në fakt atyre, por a besohen këto?”, tha Muka. Gazetari vijoi me kritika për nivelin e pensioneve, duke bërë një krahasim ironik me fondet e dedikuara për qentë endacakë në Vlorë.…
Sot u zhvillua protesta e 32-të masive qytetare kundër qeverisë Rama. Një prej momenteve më të veçanta ishte një postër e ngjitur në shkallët e kryeministrisë, ku dukej Rama me mbishkrimin “”Personi më i urryer në Shqipëri” dhe “Game Over”. Ndërkohë që disa fëmijë luanin darts me posterin duke shënjestruar Ramën.
Një ngjarje dramatike në Viti, ku reagimi i shpejtë i ekipeve mjekësore shpëtoi jetën e një pacienti 52-vjeçar, tregon se si profesionalizmi dhe koordinimi i mirë mund të bëjnë diferencën në situata kritike shëndetësore.Pacienti, i cili kishte përjetuar një infarkt masiv të zemrës dhe arrest kardiak, u paraqit fillimisht në Urgjencën Primare të QKMF-së në Viti me dhimbje të forta në gjoks. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor realizoi një elektrokardiogramë (EKG), e cila konfirmoi diagnozën e infarktit. Pasi u identifikua problemi, mjekët, duke përfshirë dr. Ardi Ademi dhe dr. Imer Ramadani, morën vendimin për të nisur terapinë emergjente dhe për…

