Author: almakos

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka reaguar pas monitorimit të protestës së zhvilluar më 2 korrik para Kuvendit të Shqipërisë, duke shprehur shqetësim për përdorimin e forcës joproporcionale nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve dhe duke kërkuar hetim të menjëhershëm për çdo rast të dyshuar të dhunës. Në deklaratën për shtyp, KSHH thekson se, ndonëse gjatë protestës pati akte dhune të kryera nga individë të veçantë, ato nuk mund t’i atribuohen të gjithë pjesëmarrësve dhe nuk i heqin tubimit karakterin paqësor. Sipas organizatës, nga monitorimi në terren rezulton se protesta ishte kryesisht paqësore dhe situata mbeti nën kontroll për një…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin më 1 korrik nga BKH në Durrës të Adi Çobës, personit të dyshuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të kokainës në Itali. Përmes njoftimit, SPAK ka bërë të ditur se gjatë arrestimit, Adi Çobës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me vete, me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane. “Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente…

Lexo më Shumë

Në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan është dorëzuar kallëzim penal ndaj tetë personave, të dyshuar për veprën penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”. Të kallëzuarit janë S. Sh. S. (53) nga Makedonski Brod, S. Gj. (59) nga Shkupi, si dhe Z. M. (64), S. Z. (61), T. K. (42), N. D. (43), G. P. (41) dhe M. Z. S. (44), të gjithë nga Koçani. Sipas policisë, në periudhën nga viti 2022 deri më 16 mars 2025, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë në Inspektoratin Shtetëror të Punës, nuk kanë ndërmarrë mbikëqyrje inspektuese ndaj objektit hotelierik “Pulse” në Koçan, megjithëse…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia mbetet në qëndrimet e saj parimore lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor dhe nuk do të mbështesë zgjidhje që, sipas tij, krijojnë mundësi për manipulime dhe parregullsi zgjedhore. Duke folur për mënyrën e propozuar të votimit të diasporës, Filipçe tha se ajo nuk garanton trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët me të drejtë vote. “Pse duhet të ketë votim të ndryshëm për diasporën dhe për njerëzit që jetojnë në vend? Pse duhet të lëmë gjurmë gishtash këtu, ndërsa dikush të votojë elektronikisht ose me postë? Le të votojnë në…

Lexo më Shumë

Pas disa ditëve të karakterizuara nga reshje të dendura shiu, vranësira dhe mot të paqëndrueshëm, fundjava pritet të sjellë ndryshim të situatës meteorologjike. Megjithatë, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, thonë se vikendi do të stablilizohet gradualisht, me diell dhe rritje të temperaturave. Vilen Popovski nga DPHM theksoi se nga e hëna pritet rikthimi i motit jostabil. VILEN POPOVSKI, DPHM “Gjatë fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Ndërkaq, nga dita e hënë pritet rikthimi i motit jostabil. Në orët e paraditës do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të pakta…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski përsëriti sot se pret që raporti i qershorit i BE-së të jetë më i miri, njësoj si raporti i dhjetorit. Ai bëri thirrje edhe një herë për bisedime me opozitën mbi Kodin Zgjedhor, për të cilin tha se ende ka mundësi që ai të miratohet dhe që hapi i dhjetë i periudhës së caktuar të përmbushet. “Pres që në këtë raport të qershorit do të jemi më të mirët, siç ishim në raportin e dhjetorit. Jam i kënaqur dhe i inkurajuar nga informacioni që një media evropiane raportoi dje se deklaratat e politikanëve të lartë…

Lexo më Shumë

Komuna e Strugës ka shitur në ankand publik automjetin zyrtar “Audi”, të cilin e bleu ish-kryetari Ramiz Merko. Siç njofton komuna. në ankand morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Ofertën më të lartë, në vlerë prej 22.000 euro, e paraqiti një kompani nga Manastiri, e cila u shpall fituese. Komuna bën të ditur se mjetet e përfituara nga shitja do të përdoren për uljen e borxhit komunal. Në njoftim thuhet se administrata aktuale synon të racionalizojë shpenzimet dhe se nuk e konsideron të nevojshëm përdorimin e automjeteve luksoze në administratën komunale. Po ashtu, Komuna e Strugës…

Lexo më Shumë

Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka goditur një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me Call Center. Kësaj radhe operacioni është kryer ndaj një Call Centeri në Shkodër. Gjatë operacionit janë arrestuar 4 persona, organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie, ndërsa 61 punonjës janë proceduar penalisaht. Në pranga u vu administratori Fabian Popaj, 37 vjeç, si dhe tre të tjerët Lisenko Muçaj, 43 vjeç; Basri Nikshiqi, 41 vjeç; Nikolin Biba, 42 vjeç. Sipas Policisë, këta persona dyshohet se organizonin veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik në këtë subjekt dhe drejtonin grupet e punonjësve. Gjatë operacionit, në ambientet e…

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadaltë se në fillim të vitit, njoftoi Banka Popullore e Maqedonisë. Sipas të dhënave nga Banka Popullore, në tremujorin e dytë çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 13.3 përqind në vit. Në bazë tremujore, çmimet e pasurive të paluajtshme shënuan një rritje prej 5.5 përqind. Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 16.6 përqind. Apartamentet e reja në qendër të Shkupit arritën në 3,000 euro për metër katror. Sipas Regjistrit të Çmimeve dhe Qirave të Agjencisë…

Lexo më Shumë

Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka goditur një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center. Kësaj radhe operacioni është kryer ndaj një Call Centeri në Shkodër. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona dhe mbi 15 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Lexo më Shumë

Me 81 vota pro, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi Ligjin e ri për Procedurën Civile, i cili përfaqëson një nga hapat kryesorë të reformës drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor dhe harmonizimit të tij me standardet moderne evropiane. Zgjidhjet e reja ligjore krijojnë kushte për procedura gjyqësore më të shpejta, më efikase dhe me cilësi më të lartë, si dhe për siguri më të madhe ligjore dhe mbrojtje më të mirë të të drejtave të qytetarëve dhe personave juridikë. Ligji parashikon forcimin e rolit të gjykatës në përcaktimin e gjendjes faktike, futjen e mjeteve moderne dixhitale në funksionimin e…

Lexo më Shumë