Author: almakos

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, lidhur me sekuestrimin e sendeve të saj personale gjatë një kontrolli të urdhëruar nga SPAK. Gjana e kishte ankimuar vendimin duke pretenduar se sendet e saj personale, në cilësinë e personit të tretë, ishin sekuestruar pa bazë ligjore, duke kërkuar kthimin e tyre. Bëhet fjalë për 8 telefonat që SPAK i ka sekuestruar Gjanës dhe të tjerëve në kuadër të hetimit të AKSHI-t dhe që shkalla e parë e GJKKO vendosi sekuestron dhe rrëzoi kërkesën e të dyshuarve për t’i rikthyer aparatet, në…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare, të cilët humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre. Sipas tij, bëhet fjalë për familjen Kola, e cila u shua në mënyrë tragjike mbrëmjen e djeshme (4 shkurt). Ai thotë se viktimat janë babai Arti Kola, nëna Jonida dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeç. “Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të…

Lexo më Shumë

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, së bashku me organizatën “Përpjekja”, do të zhvillohet nesër në ora 13:00 para KEDS, duke përfunduar para Qeverisë së Kosovës. Kjo protestë vjen si përgjigje ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, një vendim që ka shkaktuar shqetësim të madh në mesin e qytetarëve. Aktivistja Qëndresa Hyseni, në një intervistë për Ekonomia Online, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë protestë. Ajo ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë, duke e konsideruar këtë protestë si një mundësi për të shprehur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të rrymës,…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Lexo më Shumë

Kosova vijon të renditet si shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë, sipas të dhënave më të fundit për vitin 2025, të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Me vetëm 8,033 dollarë për frymë, Kosova mbetet në fund të renditjes europiane, duke reflektuar një nivel të ulët prodhimi ekonomik dhe një standard jetese dukshëm më të dobët krahasuar me vendet e rajonit. Ky fakt ngre pyetje të rëndësishme mbi zhvillimin ekonomik dhe mundësitë për përmirësim në të ardhmen. Edhe pse ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje nominale vitet e fundit, të ardhurat për frymë mbeten të…

Lexo më Shumë

Ryan Routh, një emër që do të mbetet në kujtesën e historisë për një akt të tmerrshëm, u dënua me burgim të përjetshëm plus shtatë vite për përpjekjen e tij për të vrarë ish-kandidatin presidencial Donald Trump në vitin 2024. Ky incident ndodhi në klubin e golfit të Trump në West Palm Beach, Florida, dhe ngjalli reagime të shumta në mbarë vendin. Dënimi i Routh, i cili u shpall fajtor për pesë akuza federale, përfshin përpjekjen për të vrarë një kandidat të rëndësishëm presidencial, sulmin ndaj një oficeri federal dhe disa shkelje të tjera me armë zjarri. Ky rast ka…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Financave dhe pedagogu Arben Malaj ishte sot në “Oponencë” teksa foli mbi situatën disi të tensionuar mes kryeministrit Rama dhe sistemit gjyqësor kohët e fundit. Malaj u shpreh se Rama me komisionin e bashkëqeverisjes kërkon të intimidojë gjqësorin. Nga ana tjetër, sipas tij Rama nuk mund të qeverisë me idenë që ai i di të gjitha dhe nuk ka nevojë të dëgjojë ndonjë. Malaj: E para ata që janë atje, kanë bërë një trade off të vështirë. Kanë shërbyer vendin e tyre duke lënë privatësinë. Për të gjithë familjarët. Kosto e madhe. Rama krijoi komisionin e bashkëqeverisjes. Instrument direkt…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë në Belsh, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas një sulmi nga qeni i një fqinji. Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë. Pavarësisht ndihmës së dhënë dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore. Hetimet vijojnë, ndërsa ky rast rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka mbajtur fjalim në Capitol Hill. Osmani gjatë fjalimit të tij ka ngritur alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se përpjekjet për të minuar marrëveshjet që kanë garantuar stabilitetin në rajon përfshirë Marrëveshjen e Ohrit përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e përgjithshme. Ai  tha se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit. Ja dhe fjalimi…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë është regjistruar pak minuta më parë dhe është ndjerë në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ndodhet në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë mjaft të forta edhe në territorin shqiptar. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

Lexo më Shumë

Është zbardhur drafti i Amnistisë Penale, një nismë ligjore që synon zbutjen e dënimeve për një pjesë të të dënuarve dhe lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëri. Sipas draftit të siguruar nga Panorama Online, Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton mundësinë që disa kategori të të dënuarve të përjashtohen nga vuajtja e dënimit ose nga ndjekja penale për veprat e kryera deri më 31 dhjetor 2025. Ligji parashikon përfshirjen e personave të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënime deri në tre vjet burg për burrat dhe deri në katër vjet për gratë, përfshirë edhe format alternative të dënimit,…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me sherrin në një lokal në Korçë mbrëmjen e sotme, ku mbeti i plagosur me thikë një person rreth 37-vjeç. Burime bëjnë me dije se Benard Qelemeni, u plagos me thikë nga 17-vjeçari me iniciale P. K., për shkak të një konflikti që e kishte zanafillën rreth dy vite më parë. Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi, ka vjedhur banesën e autorit dy vite më parë dhe pasi adoleshenti e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. Ka qenë i plagosuri ai…

Lexo më Shumë