Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke e akuzuar qeverinë për keqmenaxhim, korrupsion dhe dështim në sigurimin e shërbimeve bazë për pacientët.Në një reagim publik, Bajrami tha se gjendja reale në sistemin shëndetësor nuk mund të vlerësohet nga konferencat për media apo statistikat zyrtare, por nga kushtet me të cilat përballen pacientët në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). “Nëse doni ta dini çfarë shteti kemi, mos e gjykoni nga konferencat për media, nga shifrat që qeveritarët i prezantojnë çdo ditë. Pyetni të sëmurët. Shkoni në Pediatri,…
Author: almakos
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Shqipëri ka njoftuar se janë shpëtuar nëntë turistë të huaj në dy raste të ndryshme të ndodhura sot, më 13.07.2026, në Himarë dhe Ksamil.Policia ka njoftuar se në Himarë pas njoftimit të marrë nga një shtetase spanjolle se i fejuari i saj, shtetasi spanjoll A. G., kishte mbetur në vështirësi në det, në zonën e Filikurit, pasi kajaku me të cilin po lundronte ishte fundosur, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Në njoftim të Policisë thuhet se brenda një kohe të shkurtër u bë i mundur lokalizimi i tij, nxjerrja…
Më 11/12.07.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria T.E.B. (23), S.B. (26), M.S. (33), L.D. (29), E.M. (37), të gjithë nga Shkupi, si dhe M.S. (18) nga Tetova, pasi tek ata janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie pluhurore e bardhë dhe materie kokërrzore e bardhë. Më 11.07.2026, nëpunës policorë nga NjPB Negotinë kanë zhvilluar bisedë zyrtare me N.K. (26) nga fshati Bistrencë, komuna e Demir Kapisë, pasi gjatë kontrollit të kryer nga nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese, tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për rastin është…
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar që gjykatësi Astrit Kalaja, që u vra në krye të detyrës në sallën e gjyqit në tetor të vitit 2025, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Në një deklaratë, duke përshëndetur vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës që i dha gjyqtarit të ndjerë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, Shoqata ka kërkuar që ky vendim të njihet dhe përshpejtohet edhe nga institucionet e tjera. Sipas gjyqtarëve, njohja e Kalasë si “Dëshmor i Atdheut” është një trajtim i denjë dhe ligjor për një shtetar të vrarë në krye të detyrës. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet…
Shtatë persona mbetën të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Mlaki” në Gostivar, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sipas policisë, aksidenti është raportuar më 6 korrik, rreth orës 23:10, në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit. Në aksident u përfshinë një automjet “Citroen Berlingo”, i drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe një automjet “Seat Leon”, me drejtues O.R. (70), gjithashtu nga Gostivari. Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. Lëndime të rënda morën edhe tre pasagjerë: M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Të gjithë u transportuan për trajtim…
Në një kohë që kreu i SPAK, Klodian Braho deklaroi se Belinda Balluku rrezikon 36 vite burg, e nga ana tjeter ajo i shpëtoi arrestimit me votat e socialistëve, ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, tashme si deputete e thjeshtë vijon aktivitetin e dyshimtë dhe takimet e saj kokë më kokë me biznesmenë në qendër të Tiranës. Ditën e sotme, ish-zv.kryeministrja, e deleguara politike dhe deputetja e Fierit, Belinda Balluku, është fotografuar në ambientet e Aba Center, teksa ka dalë nga një drekë me biznesmenin dhe aksionerin e firmës shtetërore KAYO, izraelitin Ron Yeffet. Takimi është zhvilluar në restorantin…
“Po më shkatërrohet jeta e vajzës”, thotë nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre adoleshente më datë 8 qershor, por ngjarja u bë publike ditën e djeshme për mediat. Nëna e 17-vjeçares, e kontaktuar nga Top Channel, me lot në sy shprehet se është thellësisht e shqetësuar për gjendjen psikologjike të vajzës së saj dhe kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Ajo thotë se jeton me frikë edhe për sigurinë e fëmijëve të tjerë të mitur të familjes. Ndërkohë, çështja është në shqyrtim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila po vijon…
Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit. “Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen”, tha ajo. Kësaj deklarate, Çeku i ka reaguar duke ia pubikuar dokumentin e Kaona Sylejmanit, vajzës së Matoshit, e…
Të heshtur kanë qëndruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, karshi nismës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK-së, me anë të 1/3 së nënshkrimeve të delegatëve të LDK-së. Asnjëra palë nuk ka pranuar të flas, përfshirë ata që kanë nisur të mbledhin nënshkrimet pos Vjosa Osmanit që shkurt tha se në parti askush s’ka deponuar nënshkrime.Kërkesat për dorëheqje të kryetarit te LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë fundjavës u kthyen në veprime konkrete. Të pakënaqurit brenda LDK-së nisën mbledhjen e nënshkrimeve për ta larguar Abdixhikun nga pozita e kryetarit. Megjithëse është raportu që tashmë janë mbledhur 1/3 e…
Policia e Kosovës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion më 30 qershor 2026 në Prishtinë, si rezultat i të cilit janë sekuestruar asete me vlerë të përafërt prej 1 milion euro. Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafikimi i drogës, në bashkëpunim me autoritetet e Italisë dhe Francës, si dhe me mbështetjen e Europol dhe Eurojust. “Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit…
Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në fshatin Gimaj, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit Leonard Ftoni. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Njoftimi i Policisë: Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë…
Momente alarmi te Gjykata penale e Tiranës. Niko Qarkaj, një prej të arrestuarve në protestën e 2 korrikut në Tiranë raportohet se ka shfaqur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij, teksa në Gjykatën e Tiranës mbahej masa e sigurisë për 21 të ndaluarit. Raportohet se është nevojitur ndërhyrja e ndihmës së shpejtë e cila ka ardhur për të ndihmuar Qarkajn. Kujtojmë se Qarkaj vuan nga epilepsia, ndërsa më herët avokati i tij dhe protestues e aktivistë të tjerë kanë denoncuar se ai është dhunuar gjatë arrestimit dhe mbajtjes në qeli.

