Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 14 korrik 2026, pas marrjes së informacioneve operative, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan Aleksandar Lazarov (41) nga Koçani, për të cilin ishte lëshuar urdhër arresti qendror dhe ndërkombëtar. Sipas MPB-së, urdhër arresti ishte lëshuar me kërkesë të Gjykatës Themelore të Koçanit, për shkak të dyshimeve se Lazarov ka kryer vepër penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal. Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor të Kisella Vodës, ku do të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore. MARKETING
Author: almakos
Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i ligjit për amnistinë penale, duke hapur rrugën për lirimin e 1335 personave të dënuar në vend.Mes përfituesve janë edhe gra dhe të mitur, ndërsa mijëra persona të tjerë përfitojnë faljen e ndjekjes penale për kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.Sipas të dhënave nga institucionet e vuajtjes së dënimit, një pjesë e të dënuarve do të lënë qelitë gjatë zbatimit të këtij ligji.Në burgun e Drenovës pritet të lirohen 60 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa nga burgu i grave në Pojskë do të përfitojnë lirinë 12 të dënuara.…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në pozitat drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë se të dhjetë drejtorët e kësaj ministrie janë maqedonas, ndërsa asnjë shqiptar nuk mban funksion drejtues në nivel drejtorie. Partia vlerëson se kjo situatë paraqet shkelje të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se përjashtimi i shqiptarëve nga nivelet ku merren vendimet strategjike cenon besimin ndërmjet komuniteteve dhe dëmton karakterin multietnik të institucioneve të sigurisë. Në reagimin e saj, BDI kritikon edhe koalicionin…
Media gjermane “Berliner Zeitung” i ka kushtuar gjithashtu një artikull faktit që Dua Lipa mbështet protestat. “Revolucioni i flamingove në Shqipëri po merr mbështetje të spikatur: Ylli i popit Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për protestat disajavore kundër resortit luksoz multi-miliardë dollarësh të Jared Kushner . Kushner është i martuar me Ivanka Trump dhe për këtë arsye është dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Kritikat e 30-vjeçares drejtohen kryesisht ndaj veprimeve të qeverisë shqiptare. Në dhjetor 2024, parlamenti ndryshoi rregulloret ligjore, duke lehtësuar kështu projektet e ndërtimit në zonat ekologjikisht të ndjeshme. “Ajo që e gjej vërtet…
Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Gjatë orëve të pasdites priten kushte për jostabilitet të izoluar atmosferik, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima në disa rajone. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë…
Mbështetja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, për protestat kundër projektit turistik në Sazan dhe Zvërnec ka marrë jehonë në median prestigjioze britanike The Guardian, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë reagimit të artistes. Sipas gazetës britanike, lëvizja qytetare e njohur si “Revolucioni i Flamingove” ka fituar mbështetësen e saj më të shquar deri më tani, pasi Dua Lipa shprehu publikisht admirimin për protestuesit që kundërshtojnë projektin e resortit të mbështetur nga investitorë të udhëhequr nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Në artikull thuhet se, ndërsa protestat kanë hyrë në javën e gjashtë, Dua Lipa…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi se do të sulmojë urat dhe termocentralet e Iranit javën e ardhshme nëse nuk do të rikthehet në bisedime. Komentet i bëri gjatë një interviste për Fox News, ndërsa të dy vendet kanë shkëmbyer zjarr për të katërtën ditë radhazi pas fundit të armëpushimit. Më herët, Trump anuloi kërcënimin për një tarifë prej 20% për të gjitha anijet e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, por rifilloi bllokadën e porteve iraniane. “Javën tjetër do të bëhet shumë keq për ta. Do t’i rrëzojmë të gjitha termocentralet e tyre. Do t’i rrëzojmë të gjitha urat e…
Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Butrint Krasniqi, i cili gjendet në ndalim që nga data 13 korrik. Ai dyshohet për veprat penale „Vrasje e mbetur në tentativë“ ndaj viktimës Suad Kelmendit dhe „Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“. Gazeta Insajderi ka marrë vesh se motivi i konfliktit dyshohet të ketë qenë çështja e parkingut. Nesër pritet të mbahet seanca nga ora 10:00 për kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit. Prokuroria ndër të tjera e ka arsyetuar kërkesën duke thënë…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 10:00. Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 2 centë, duke arritur në 1.52 euro për litër, nga 1.50 euro/litër sa ishte më parë. Çmimet maksimale janë:Nafta (dizeli): 1.52 €/litër (+2 centë)Benzina: 1.39 €/litër, Gazi: 0.61 €/litër.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, kanë zhvilluar sot një takim pune, ku diskutuan për prioritetet dhe sfidat kryesore në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjorgjievski bëri të ditur se gjatë takimit janë identifikuar mangësitë dhe sfidat konkrete, për të cilat institucionet do të punojnë në mënyrë të koordinuar gjatë periudhës së ardhshme. Sipas tij, vëmendje e veçantë i është kushtuar përfundimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, projekt që konsiderohet ndër më të rëndësishmit për…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kundër qeevrisë dhe te çështjet që lidhen me procesin e integrimit europian. Kos theksoi se mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit dhe se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin me atë europian dhe se duhet të shfuqizojë amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. “Përpara se të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e…
Komuna e Haraçinës ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme dhe më të kërkuara nga qytetarët – ndërtimin e Qendrës Sportive. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Daut Beqiri, i cili njoftoi se punimet tashmë kanë filluar, duke e cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë. Sipas Beqirit, faza e parë e projektit përfshin ndërtimin e stadiumit stërvitor, ndërsa në fazën e ardhshme do të ndërtohet edhe stadiumi për zhvillimin e ndeshjeve. “Qendra Sportive e Haraçinës po bëhet realitet.…

