Krimi Ekonomik dhe Kibernerik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka goditur një tjetër rast të mashtrimit përmes skemave me call center.
Kësaj radhe operacioni është kryer ndaj një Call Centeri në Shkodër.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se për disa javë veprimtaria e paligjshme është hetuar për ta dokumentuar, ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona dhe mbi 15 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.


