Author: almakos

Zaporozhzia, Ukraine Më shumë prova janë shfaqur për një grumbullim të vazhdueshëm të pajimeve ushtarake ruse dhe dislokimeve rreth Ukrainës, me imazhe të reja satelitore që zbulojnë një zgjerim të mëtejshëm të pranisë ushtarake në vende të shumta në Bjellorusi, Krime dhe Rusinë perëndimore. Forcat ruse janë zhvendosur në Bjellorusi në dy javët e fundit. Ministria e mbrojtjes ruse dhe e Bjellorusisë thonë se dislokimet janë përpara një stërvitjeje të madhe ushtarake këtë muaj. Imazhet u mblodhën dhe u analizuan nga Maxar. Në një shënim shoqërues, Maxar tha se dislokimet “pasqyrojnë një nivel të rritur të aktivitetit dhe gatishmërisë”. Maxar…

Lexo më Shumë

Ka filluar procedura e transferimit të disa të burgosurve në rastin “Lagja e Trimave”, përkatësisht të të dënuarve të cilët kërkojnë transferim në Kosovë, shkruan Alsat. – Advertisements – Ministria e Drejtësisë njofton se në proces janë përfshirë disa institucione, ndërsa pas mbarimit të procedurës në Maqedoninë e Veriut, do të njoftohen institucionet në Kosovë për procedurë të mëtejme. Shkupi do ta respektojë marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar, e miratuar në vitin 2012. “Kanë arritur kërkesat për transferim dhe do të procedohen në përputhje me Marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar dhe Ligjin për bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Vala “Omicron”  përballi mjekët me fluksin më të lartë të vizitave tek fëmijët dhe dyfishoi të shtruarit në spital.   Aktualisht në Infektivin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” tregon shefja  e shërbimit Gjeorgjina Kuli ka dhe të vegjël që po trajtohen me oksigjeno-terapi. Sipas abcnews.al, moshat variojnë nga një muaj deri në mbi 5 vjeç. Në spital nuk mungojnë as të infektuarit me “Delta” . Fëmijët e prekur nga ky variant shpjegon mjekja infeksioniste po shfaqin klinikë  më të rëndë  dhe po qëndrojnë më gjatë në spital. Shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik Gjeorgjina Kuli i bën thirrje prindërve të komunikojnë…

Lexo më Shumë

Rruga që lidh fshatrat Roplacë dhe Mateq të Komunës së Likovës është në gjendje të mjerueshme, banorët e këtyre fshatrave thonë për Alsat se kjo rrugë ngjason me ato të mesjetës. – Advertisements – Ata shprehen të revoltuar dhe kërkojnë nga kreu i Komunës, Erkan Arifi, zgjidhje urgjente. “Ka një vit që ne çdo ditë kalojmë nëpër këtë rrugë. Kjo gjendje rrëndohet edhe më shumë gjatë reshjeve të shiut dhe të borës”, tha një banor. Banorët kritikojnë ashpër komunën e Likovës për neglizhencë dhe kërkojnë zgjidhje urgjente./Alsat.mk

Lexo më Shumë

“Çdo votë për ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën”. Kështu deklaron Partia Demokratike teksa sulmon koalicionin LSI-Berisha. Sipas PD, për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës dhe se Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën. “Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën. Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata…

Lexo më Shumë

Gazetare: Vjollca Aliti – Advertisements – Regjistrohet nën varianti i Omikronit në vend i njohur ndryshe edhe si lloji BA2. ALSAT mëson se tek 5 pacientë të testuar për Kovid19 me teste specifike PCR është vërejtur sinjal për praninë e nën variantit më të ri BA2. Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se ky nën variant është regjistruar në rreth 60 shtete të botës ndërsa ekspertë të ndryshëm kanë thënë se deri më tash nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Përveç variantit paraprak BA.1 dhe BA.2, OBSH rendit dy nën variante të tjera. Të gjitha janë të lidhura ngushtë gjenetikisht,…

Lexo më Shumë

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të zhvillojë sot (të mërkurën) një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin. Një ditë më parë zoti Johnson tha se ai vazhdonte ende të besonte tek një zgjidhje diplomatike për krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë. Gjatë një vizite në Kiev, zoti Johnson tha gjithashtu se grumbullimi i më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi është “ndoshta demonstrimi më i madh i armiqësisë ndaj Ukrainës, i kohërave tona”. Ai shprehu mbështetjen për të drejtën e Ukrainës për të vendosur vetë për qëndrimet e saj dhe tha se përgatitja e sanksioneve nga aleatët perëndimorë kundër Rusisë…

Lexo më Shumë

Komisioni disiplinor në Prokurorinë Publike ka marrë vendim për pezullimin dhe shkarkimin e prokurores Lejla Kadriu nga posti i prokurores publike në Prokurorinë Publike të Tetovës, mëson Alsat. – Advertisements – Nga Prokuroria zyrtarisht thonë se procedura është e besueshme dhe për këtë arsye nuk japin detaje. Procedura disiplinore ka nisur më shumë se një vit e gjysmë më parë pas protestave të banorëve të Siniçanit që kërkonin ujë të pijshëm. Kadriu si prokurore ka dalë në protestë dhe e ka shpërndarë policinë, e cila nuk ka lejuar përplasje mes dy grupeve të qytetarëve, ndonëse nuk ka pasur kompetencë për…

Lexo më Shumë

Shërbimi i punonjësve të policisë në vitin kur Tirana është shpallur “Kryeqyteti Europian i Rinisë” ishte kryefjala e takimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me drejtues dhe efektivë të Policisë së Tiranës. Pasi vlerësoi punën e tyre, Veliaj i falenderoi ata për shërbimin ndaj qytetarëve dhe ndihmën në disa prej betejave për zhvillimin e qytetit.  “I kemi qëndruar vendimit për ndalimin e betoniereve – si një vendim i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Bashkiake – sepse besojmë se i shërben për 99% të popullsisë. Që betonierja të punojë në orën 08:00, kur edhe fëmijët…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi – Advertisements – Së shpejti inspektorët e mjedisit jetësorë do të kenë më shumë kompetenca gjatë kryerjes së punës, shkruan Alsat. Përmes harmonizimit të ligjit për mbikëqyrje inspektuese në përputhje me rekomandimet e BE-së, inspektorëve u mundësohet që të bëjnë kontrolle më të shpeshta të jashtëzakonshme, pa pasur nevojë të paralajmërojnë fillimisht. Në ndryshimet e propozuara gjithashtu parashikohet që inspektorët  gjatë inspektimeve të subjekteve të caktuara të mos jenë të kufizuar se ku dhe çfarë mund të kontrollojnë. Ministri i Mjedisit, Naser Nuredini, tha se përmes këtij ligji do të fuqizohet bashkëpunimi mes inspektorëve në nivel qendror…

Lexo më Shumë

Eduarti, një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikën kuftiare të Hanit të Hotit. Pas pyetjeve formale për të konfirmuar identitetin, policia e ka pyetur nëse përdorte rrjetet sociale, nëse kishte profil në Facebook e Instagram dhe nëse profili në Facebook me emrin Bardhi ishte i tij. Në procesverbalin e marrjes në pyetjet të cituar në vendimin e Gjykatës së Durrësit të 11 qershorit  2021, Eduart G. citohet të pranojë se “ka patur llogari të hapur në Facebook me emrin Eduart G.…

Lexo më Shumë

KLSH çoI në prokurori dy vartëset e Ogerta Manastirliut për abuzim me fondet publike. Ato janë numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë Erjona Hoxhaj, drejtoresha e kabinetit të Ogerta Manastirliut, në foton më poshtë: Tjetra është Rudina Degjonin ish-drejtoreshë e FSDKSH, aktualisht drejtoreshë e Spitalit Memorial, që u përurua vitin e kaluar në Fier. Foto më poshtë: Sipas njoftimit të Kontrollit të Shtetit, të dyja akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me menaxhimin e fondeve të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”. Njoftimi i plotë i KLSH-së Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit me nr.579/1, datë…

Lexo më Shumë