Author: almakos

Nga Vali Qyrfyçi Eduarti, një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikën kuftiare të Hanit të Hotit. Pas pyetjeve formale për të konfirmuar identitetin, policia e ka pyetur nëse përdorte rrjetet sociale, nëse kishte profil në Facebook e Instagram dhe nëse profili në Facebook me emrin Bardhi ishte i tij. Në procesverbalin e marrjes në pyetjet të cituar në vendimin e Gjykatës së Durrësit të 11 qershorit 2021, Eduart G. citohet të pranojë se “ka patur llogari të hapur në Facebook me…

Lexo më Shumë

Aleatët e NATO-s, Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe intensiv të mbrojtjes, i cili zbatohet në fushën e edukimit ushtarak, zhvillimit të kapaciteteve të ushtrisë dhe pjesëmarrjes dhe kontributit të përbashkët në një sërë iniciativash dhe operacionesh, konkluduan në takimin e sotëm në Ministrinë, ministrja Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri. – Advertisements – Ministrja Petrovska e falënderoi ambasadorin Silvestri për mbështetjen italiane për integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në mbrojtje. U theksua bashkëpunimi i shkëlqyer i pjesëtarëve të ushtrive të dy vendeve në misionin e…

Lexo më Shumë

Banorët e banorët e Paskuqanit në Tiranë kanë dalë në një protestë pasi  thonë se qeveria nuk i ka legalizuar shtëpitë dhe do t’i prishë për shkak të punimeve për Unazën e Madhe të kryeqytetit. Banorët thonë se para zgjedhjeve u është thënë se projekti ka qenë për tu ndërtuar unaza anës lumit, ndërkohë që tani pas zgjedhjeve është spostuar dhe parashikohet të kalojë në mes të lagjes. “Ka rënë unaza, nuk bëhen legalizimet. Kështu më thanë. Pse tjetrit iu bë para 25 javëve dhe mua jo. Ku të shkoj unë? Të dal në rrugë të madhe?”, tha një banore.…

Lexo më Shumë

Moti me vranësira do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nesër në zonat malore do të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa do të fryjë erë e fortë veriore, veçanërisht në pjesët lindore. Të shtunën në fund të ditës dhe brenda do të ketë reshje lokale shiu dhe bore natën. Sipas HMS-së, nga e hëna do të mbizotërojë mot stabil me rritje të temperaturave ditore. Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga -10 deri në dy gradë, ndërsa ato ditore nga -1 deri në tetë gradë. – Advertisements – Gjatë fundjavës do të jetë më ngrohtë deri në…

Lexo më Shumë

Ekzekutimi i Bledar Muçës, ose sikurse njihej ai me nofkën ‘Anglezi’ në Belgjikë ka pushtuar faqet e para të mediave të shkruara dhe atyre online në Europë, të cilat janë fokusuar kryesisht te lidhja e grupeve shqiptare me transportin e drogës nga Porti i Antverpit drejt Evropës. Ndonëse në lidhje me ekzekutimin e tij ende Prokuroria belge nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe aq më pak për vrasësit, prania e një shqiptari të maskuar si “anglez” në zemër të Belgjikës ka bërë që autoritetet të kthejnë vëmendjen nga një prej porteve më të rëndësishme të vendit. Prej ditësh, mediat…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në gjykatë parashtroi aktakuzë kundër katër personave për veprën penale dhunë. – Advertisements – Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 22.06.2021, katër banorët e lagjes Tullana në Gostivar kanë ushtruar dhunë dhe kanë lënduar dy gra. “Kur një nga gratë ka ardhur në oborr te njërit nga të akuzuarit për ta kërkuar bashkëshortin e saj, i akuzuari 45 vjeçar e ka sulmuar, e ka kapur për flokë dhe nga zvarritur në tokë dhe më pas ka goditur me këmbë. Dhunës i janë bashkëngjitur edhe tre të akuzuarit të moshës 20, 31 dhe 22. I pari ka marrë edhe…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga operacioni i gjerë në burgje koduar “Trinom” ku janë implikuar 28 persona për veprat penale “trafikim narkotikësh” dhe “korrupsion i personave me funksione publike”. Mes personave të akuzuar për shpërdorim detyre janë edhe katër efektivë dhe një ish-polic. Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore e proceduriale dhe ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës për masat e sigurisë për personat e implikuar në vepra të ndryshme penale, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 milionë lekë të rinj, një pistoletë tip “Glock”, si dhe sende  e prova të tjera të cilat i shërbejnë hetimit. Njoftimi…

Lexo më Shumë

Në Manastir është arrestuar personi që para dhjetë ditësh i dërgoi letër kërcënuese Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Jovevski, mëson “Slloboden Peçat”. – Advertisements – “Vetëm presim atë momentin e duhur për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të qëndroni gjallë. Ne jemi organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”. Kjo është vetëm një pjesë e letrës me kërcënime me jetë të cilën e ka pranuar më 17 janar prokurori publik Joveski. Letra e dërguar nga Posta në Manastir, kërkon lirimin e dy gazetarëve të…

Lexo më Shumë

SPAK ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Menyja 500 mijë dollarëshe për një libër dhe dokumentar Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përditësuar të dhënat që lidhen me tenderin mijëradollarësh që është hedhur për menynë “100 Fshatra”. Duke iu referuar të dhënave të praktikave që…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.02.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk respektojnë detyrimet si drejtues mjetesh. Janë sanksionuar 130 drejtues mjetesh, prej të cilëve 75 në territorin e Shkupit. – Advertisements – Gjatë aksionit të kontrollit janë sanksionuar edhe 172 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 32 sanksione për këmbësorët që nuk kanë kaluar në vendkalimin për këmbësorë. Ministria e Brendshme do të vazhdojë me kontrolle të tilla aksionale edhe…

Lexo më Shumë

Gazetari Artan Hoxha zbuloi mbrëmjen e kaluar historinë e një të burgosuri të famshëm, që sipas gazetarit kishte lënë shtatzanë dy psikologe. I ftuar në Opionin, Hoxha ka zgjedhur mos ta zgjasë më tej historinë, apo të jap emrin e të dënuarit, pasi do të bëhej skandal. “Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg, kishte kërkuar psikologe, dhe unë mbaj mend se atyre iu ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë. Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, se para kishte”, tregoi Hoxha.

Lexo më Shumë

Punëdhënësit mund të aplikojnë për 42 mijë kuotat e vëna në dispozicion për të sjellë në Itali punonjës sezonalë të huaj.  Mund të përfitojnë edhe shqiptarë e kosovarë. 5 ditë pas fillimit të aplikimeve për punonjës të varur, të pavarur e konvertime, nga mëngjesi i djeshëm(ora 09:00) punëdhënësit e interesuar për të sjellë e punësuar me kontratë sezonale të huaj që nuk jetojnë në Itali, mund të aplikojnë në në portalin e ministrisë së prendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it përmes kodit identifikues SPID. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë radhë mund të aplikohet për të përfituar një kuotë deri më 17 mars 2022…

Lexo më Shumë