Author: almakos

Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano i është drejtuar sot  me një mesazh qytetarëve duke u kërkuar  bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë në luftën ndaj krimit të organizuar. Sipas Nanos, Policia është angazhuar “me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi”. “Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj…

Lexo më Shumë

Historitë e dhunës ndaj grave nuk kanë fund. Ato shpesh here përfundojnë fatale, pasi gruaja arrin deri aty sa ekzekutohet nga dora e bashkëshortit. Sa e sa fëmijë kanë mbetur në mëshirë të fatit, pasi babai i tyre ka vrarë nënën. Të tilla histori jo vetëm shkatërrojnë brezat, por mbeten një traumë e përjetshme që kurrë nuk zhduket. E tillë është historia ditën e sotme, ku një tjetër grua rrëfen vuajtjet dhe dhunën e një marrëdhënie, që edhe pse ka përfunduar, vazhdon të jetë kërcënim për të. Gruaja kërkoi ndihmën e emisionit me “Zemër të Hapur”, pasi sipas saj, kërcënohet…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski deklaroi se për momentin nuk duhet hapur Kushtetuta e vendit, por sipas tij në rast se kjo do të ndodh në një të ardhme të afërt, atëherë duhet të bëhet me konsensus të të gjitha partive politike në Kuvend. – Advertisements – “Në pjesën politikë gjithmonë është problematike kur e hapim Kushtetutën. Qëndrimi imë është që ne Kushtetutën në vitet e kaluara shumë shpesh e kemi hapur. Kushtetuta nuk duhet hapur shumë shpesh. Kushtetuta duhet të hapet kur të ketë arsye për këtë”, tha Pendarovski. Ndërkohë që sipas tij në të ardhmen një gjë e…

Lexo më Shumë

Pranë njërës nga tre hyrjet në “World Expo” të Dubait, ku më shumë se 190 vende po shfaqin trashëgiminë e tyre kulturore dhe risitë më të fundit teknologjike, është “oazi i gjelbër lundrues” i Sllovenisë. Pavijoni i vendit synohet si një emblemë e një të ardhmeje të qëndrueshme të drejtuar nga teknologjia. Sllovenia është një vend i pasur me pyje, lumenj, liqene dhe burime të ujërave të ëmbla  dhe dizajni i pavijonit të saj bazohet në këto. Pavijoni është i rrethuar nga uji që ftoh ajrin në klimën e nxehtë të shkretëtirës së Dubait. E ngritur mbi ujë, e shtrirë…

Lexo më Shumë

Aleksandar Petliçkovski është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Petliçkovski në këtë pozitë vjen në vendin e paraardhësit të tij, Zharko Karaxhoski. – Advertisements – Petliçkoski është drejtor i Institutit për Imunologji në të cilin institut gjatë kohës së pandemisë, kryhen testime, analiza dhe hulumtime të ndërlidhura me reagimin e anti-trupthave të të shëruarve si dhe për llojet e viruseve prezent në Maqedonin e Veriut./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të vdekur. Mes viktimave është edhe një çift bashëkshortës. Elmi dhe Elona Keqja, 53 vjeç dhe 34 vjeçe kanë humbur jetën nga përplasja fatale. Bëhet me dije se çifti ishte me orgjinë nga Kukësi dhe me personat e tjerë që ishin në makinë kishin lidhje familjare. Tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë, ndërsa një djalë 9 vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një 38 vjeçar nga fshati Mateç, komuna e Likovës, i cili dyshohet se ka vjedhur targat e një maqiken në Shkup, shkruan Alsat. – Advertisements – Për këtë ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme ku thonë se i njëjti është arrestuar ndërsa i është konfiskuar vetura dhe targat e veturës. “Me datë 31.01.2022 në ora 17.05 në rrugën “11 Nëntori” në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar B.R. (38) nga fshati Mateç, Komuna e Likovës. Ai dyshohet se në zonën e Shkupit ka vjedhur targa nga automjeti “Opel Vectra”, në pronësi të M.Q. nga Shkupi…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë gjatë ditës së djeshme (31-janar) janë gjobitur gjithsej 15 persona për parkim të parregullt. – Advertisements – “Pronarët e automjeteve do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Rëndohet bilanci në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Njësitë e shpëtimit kanë nxjerrë nga makina edhe 2 persona të pajetë. Aktualisht operacioni i shpëtimit ka mbaruar dhe 5 personat kanë mundur të dalin nga makina, por vetëm 2 prej tyre gjallë. Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Elbasan, ku një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në rrjedhën e lumit Shkumbin.  Makina ndodhet 4 metra nën thellësinë e ujit dhe operacioni ishte i vështirë.

Lexo më Shumë

Tërheqja e investimeve, strukturimi i instrumenteve financiare, mbështetja e start-up-eve dhe kompanive nga të dyja vendet, bashkëpunimi në fushën e inovacionit, projektet e përbashkëta para fondeve dhe programeve evropiane, si dhe rritja e tregtisë, janë temat e takimit të parë të sotëm maqedono-bullgar. – Advertisements – Grupi punues për ekonomi, tregti dhe inovacion mbahet në Shkup. Grupi punues udhëhiqet nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. “Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare të RS-së dhe Republikës së Bullgarisë, i organizuar për një periudhë të shkurtër kohore, tregon gatishmërinë…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot goditjen e një grupi të mirëorganizuar falsifikonte dokumente për xhamat e zinj të automjeteve, duke çuar në pranga 7 persona, mes të cilëve edhe një mjek si dhe një specialist në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Durrës. Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tyre. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamat e errësuar”, Policia njofton se janë ndaluar: Qamil Domi, Erjon Rakipllari, Erges Zaka, Yllka Graceni, Artan Frroku, Artan Murati dhe Zef Ndoca. Arrestimi i tyre erdhi pasi, ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme Zyrtarët policorë të SPB Tetovë në ora 14:30 kanë arrestuar 30-vjeçarin J.B. nga Tenova e Tetovës, i cili sillej në mënyrë agresive dhe nuk u është bindë urdhrave dhe kishte nënçmuar policët të cilët kishin qenë duke kryer detyrën zyrtare në autostradën Tetovë-Gostivar, afër kryqëzimit për në fshatin Kamjan të Tetovë. – Advertisements – Nga SPB-Tetovë njoftojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritët parashtresë përkatëse ndaj personit në fjalë.

Lexo më Shumë