Author: almakos

Situata e paqendrueshme që ka risjellë në vend reshjet e shiut e dëborës do të jetë e përkohshme. Ditën e nesërme do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme më të ftohta. Këto do të sjellin kthjellime në zonat bregdetare e ato të ulta ndërsa në male vranësira deri mesatare. Ngricat do të përfshijnë zonat malore dhe ato kodrinore të vendin. Era kryesisht do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdetin jugor. Valëzimi i forcës 3-4 ballë.

Lexo më Shumë

Vrasja e shqiptarit Flamur Beqirit në Londër për prishjen e pazareve të drogës dhe luftës së bandave rivale për të dominuar territoret e trafikut të kokainës vijon të gjykohet nga drejtësia britanike. Kështu, ish-kikboksieri suedez, i akuzuar për vrasjen në Londër të 36 vjeçarit shqiptar, Flamur Beqiri, ka dalë sërish para gjykatës. Autori i dyshuar, 24 vjeçari Anis Fouad Hemissi, së bashku me bashkatdhetarin e tij, suedezin 23 vjeçar Bawer Karaer, Estevan Munizaga dhe Tobias Andersson kanë mohuar që të kenë gisht në vrasjen e shqiptarit Beqiri, babait të dy fëmijëve më 24 dhjetor të vitit 2019. Muajin e kaluar…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shqiri menjëherë sapo ka marrë postin e ri ka vendosur kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave për të mësuar nga afër për gjendjen aktuale në arsim si dhe për të parë deri ku janë me përgatitjet për fillimin e mësimit me prezencë fizike, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai shprehet i vetëdijshëm ëpr pasojat e pandemisë në fushën e arsimit, por shpreson se me një angazhim dhe kontribut më të madh të mësimdhënësve kjo situatë do të tejkalohet. “Kjo gjë nuk ndodh vetëm në vendin tonë, siç e dimë pandemia është më e gjerë dhe…

Lexo më Shumë

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë. “Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionëve), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese.  Duke ju falënderuar për…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri u bëri thirrje të gjithë aktorëve të kyçur në procesin arsimor, përfshi, nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të japin kontributin e tyre maksimal, që mësimi të vazhdoj me prezencë fizike, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas Shaqirit nuk mund të jetë njësojë për lëndën e matematikës mësimi nga distanca (online) dhe mësimi me prezencë fizike. Nga mësimi me prezencë fizike, priten rezultate më të mira, tha Shaqiri. “I rëndësishëm është fakti që të gjithë të japim kontributin maksimal, për të qenë prezenca fizike. Hulumtimet e ndryshme jo vetëm tek ne, edhe më gjerë se ne,…

Lexo më Shumë

Partia Socialiste ka zgjedhur të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme lokale në Lushnjë, Eriselda Sefën, e cila mban dhe postin e kryetares aktuale në këtë bashki. Bashkia e Lushnjës ishte e vetmja bashki ku socialistët nuk kishin shpallur ende kandidaturën për zgjedhjet e 6 marsit. Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë të premten e kaluar, u vendos që në Shkodër PS-ja të kandidojë me Majlinda Angonin, e cila aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut. Në Lushnjë u zgjodh si kandidat Edison Memolla, ndërsa në Durrës kryetarja aktuale e komanduar Emirjana Sako. Ndërsa një psikolog, mësues Blerim Shera do jetë…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka zbuluar detaje të reja nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Përmes një interviste të dhënë për FaxNews, kreu i shtetit bëri me dije se me ish-kryeministrin janë takuar përpara tre ditësh në një takim dhe jo në një negociatë. Për sa i përket të ardhmes politike, Meta la të hapur një bashkëpunim të mundshëm me Berishën, duke thënë se është i hapur të bashkëpunojë me këdo që nuk cënon integritetin dhe demokracinë e vendit. “Duhet të ndajmë dy gjëra, tjetër takimi, tjetër konsultimi dhe tjetër negociata. Ne jemi takuar, unë i kam kërkuar prej…

Lexo më Shumë

Varianti i ri i Covid, BA.2, më i fuqishëm se Omicron. Varianti Omicron i koronavirusit aktualisht përbën shumicën e infeksioneve në mbarë botën. Shkencëtarët janë duke ndjekur tani me vëmendje një nënvariant të tij, të njohur si BA.2, i cili po konkurron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi. Varianti origjinal BA.1 përbën sot 98.8 për qind të të gjitha rasteve të regjistruara me koronavirus, por disa vende kanë filluar të raportojnë një shtim të rasteve me nën-variantin BA.2, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Trevor Bedford, një virolog në qendrën Fred Hutchinson, që ndjek evolucionin e koronavirusit, thotë se nën-varianti…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e sotme në Elbasan është zhvilluar një mega-operacion. Burime  pwr “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se janë lëshuar 25 urdhër ndalime nga një grup prokurorësh, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Kreshnik Ajazi. Sipas burimeve, operacioni lidhet me zyrtarë që kanë shpërdoruar detyrën. Mes urdhrave të ndalimit ka edhe zyrtarë të burgjeve të cilët kanë shpërdoruar detyrën. Gjithashtu, mes tyre ka edhe ‘të burgosur VIP’, të cilët në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve. Në operacion marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale. Mwsohet se…

Lexo më Shumë

Shefi i Meta dhe Facebook, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos përdorin opsionin ‘screenshot’ në biseda sepse miqtë e tyre do të njoftohen. Facebook ka lajmëruar se do të ketë një sërë përditësimesh pas aktivizimit të bisedave të koduara në Messenger, njësoj si në ËhatsApp. Zuckerberg thotë se përdoruesit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj risive të ardhshme. Nëse një përdorues shkrep foto të mesazheve që zhduken automatikisht pas 24 orësh, bashkëbiseduesi do të lajmërohet. Pra, nëse dikush ju dërgon një mesazh që nuk dëshiron të ruhet dhe ju bëni ‘screenshot’, njoftohet menjëherë dhe anasjelltas. Përveç…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5,404 testime kanë rezultuar 1,533 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete dhe 2,215 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga…

Lexo më Shumë

Ndërsa lufta tregtare kino-amerikane i afrohet vitit të saj të katërt, ka prova të shumta që tregojnë se të dyja palët janë dëmtuar nga shkëmbimi i masave proteksioniste. Konflikti mund të ketë hedhur themelet për një sistem tregtar botëror edhe më të fuqishëm, ku në qendër të tij nuk janë me SHBA-ja dhe Kina. Lufta tregtare SHBA-Kinë filloi në vitin 2018 dhe nuk ka përfunduar kurrë zyrtarisht. Pra, cila anë e ka “fituar” atë? Hulumtimet e fundit ofrojnë një përgjigje të qartë: asnjëra. Tarifat amerikane për mallrat kineze çuan në çmime më të larta importi në SHBA në kategoritë e…

Lexo më Shumë