Situata e paqendrueshme që ka risjellë në vend reshjet e shiut e dëborës do të jetë e përkohshme.
Ditën e nesërme do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme më të ftohta. Këto do të sjellin kthjellime në zonat bregdetare e ato të ulta ndërsa në male vranësira deri mesatare. Ngricat do të përfshijnë zonat malore dhe ato kodrinore të vendin.
Era kryesisht do të fryjë nga kuadrati i veriut mesatare dhe përkohësisht e vrullshme në bregdetin jugor. Valëzimi i forcës 3-4 ballë.



