Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 mijë lekë kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011. Zotkaj është kryebashkiaku i dytë që gjobitet për keqmenaxhimin e mbetjeve pas ndëshkimit të kryetarit të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. “Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463,…
Author: almakos
Ministri i Financave Fatmir Besimi, sonte në “Magazina Ekonomike”, ka folur në lidhje me bashkëpunimin tregtar që vendi ka dhe pritet të ketë me Bullgarinë, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai ka thënë se ky bashkëpunim shkon në bazë të marrëveshjes për stabilizim asociim që kanë në Bashkimin Evropian. “Bashkëpunimi tregtar me Bullgarinë shkon në bazë të marrëveshjes për stabilizim asociim që kemi në Bashkimin Evropian. Dogana nuk kemi ne me Bullgarinë mirëpo të gjitha format tjera që mund të lehtësojnë bahskëpunimin tregtar janë pjesë e bisedimeve. Një ndër to është edhe një memorandum bashkëpunimi që në të ardhmen do…
Ministri i Financave Fatmir Besimi, sonte në “Magazina Ekonomike”, ka shpalosur detajet nga takimi i parë i grupit të punës për ekonomi, investime dhe trekti ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, shkruan Alsat. – Advertisements – Ai tha se çdo javë do të ketë takime nga grupet e ndryshme, ndërkaq se secili grup çdo muaj do të ketë takime, njëherë në Shkup njëherë në Sofje. “Ky ishte takimi i parë pas seancës së përbashkët që u mbajt në Sofje javën e kaluar ndërmjet Qeverisë së RMV dhe asaj të Bullgarisë, ku u themeluan dhe grupet e punës. Grupi i parë i punës,…
Bledar Çika çdo ditë udhëton nëpërmjet rrugës së vjetër që dikur lidhte Kukësin me Tiranën, për të dalë në autostradë dhe më pas në vendin e tij të punës tek trahu i pagesës së Rrugës së Kombit në Kalimash. Dëmtimit të rrugës së vjetër nga mungesa e mirëmbajtjes, i shtohet edhe hedhja e sterileve të kromit në anë të saj që çdo ditë e më shumë është duke e ngushtuar trasenë, por edhe duke e vështirësuar kalimin e automjeteve dhe këmbësoreve . “Prej vitesh në këtë zonë drejtuesit e kamionëve gjejnë rrugën më të shkurtër për të shkarkuar inertet dhe…
Në emisionin “Jeta pa filtër” me autore psikologen Ervisa Lula i ftuar ka qenë Stivi Sterjo, i riu shqiptar i cili punon për kompaninë Google në Gjermani si drejtues i analitikës. Ai tregon si u rekrutua nga një prej kompanive më të mëdha në botë dhe si e përjetoi këtë ngjarje suksesi në karrierën e tij: “Ka qenë ëndrra ime të punoja për Google, kisha aplikuar një vit e gjysmë më parë dhe nuk më kishin pranuar, u mërzita shumë, por vazhdova dhe gjeta punë tjetër. Një vit më vonë kur nuk e prisja fare më kontaktuan vetë. Ishte një…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.667 teste, ndërsa janë regjistruar 1.543 raste të reja me COVID-19. – Advertisements – Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja (1543), janë regjistruar 220 riinfektime dhe një riinfektim i dytë. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.961 pacientë të shëruar nga coronavirusi.Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 26 persona të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 272.437, numri i të shëruarve është 249.631, numri i të vdekurve…
Policia italiane ka vendosur në pranga 38 persona, pasi dyshohen se janë pjesë e një organizate kriminale që ka lidhje me Kamorrën e Napolit dhe mafien shqiptare. Klanet mafioze ku bënin pjesë të 38 të arrestuarit operonin kryesisht në trafikun e drogës. “Grupet trafikonin kokainë dhe hashash. Ata kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe mafian shqiptar”, tha Francesco Messina, shefi i Drejtorisë Qendrore të Antikrimit, në fjalën e tij në konferencën për shtyp, shkruajnë mediat italiane. Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozza, i cili çoi në ekzekutimin e 38 urdhrave të paraburgimit, nga të…
Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej orës 12 të ditës së sotme në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin. Deri tani flaket kanë përshkuar rreth 10 hektarë bimësi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës se rrugës. Aktualisht zjarri nuk përben rrezik për zonën e banuar, teksa zjarrfikësit vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në këtë zonë.
Florind Shabani, personi i ekstraduar nga Gjermania në Elbasan si individ i implikuar në vrasjen e Roland Rexhepit, ka refuzuar të flasë dhe të japë shpjegime për krimin e kryer në 29 korrik 2009 në Elbasan. Sipas “Oranews”, ai ka dalë gojëmbyllur para gjykatës së Elbasanit, duke mos pranuar të japë asnjë version për këtë vrasje. Ndërsa për çështjen në fjalë ende prokuroria nuk e ka marrë në pyetje Shabanin. Ndërsa vetë ky i fundit rezulton të jetë identifikuar nga një ekspertizë ADN-je, që është gjendur në bishtat e cigareve të një furgoni, nga ku ishte mbajtur në vëzhgim, Roland…
Pa marrëveshje përfundoi takimi disa orësh mes përfaqësuesve të sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë lidhur me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë. Kërkesa për rritjen e pagës minimale është e Sindikatave të cilën e bazojnë në rritjen e shpenzimeve të qytetarëve për faturat e rrymës dhe prodhimeve të tjera ushqimore. Por punëdhënësit kundërshtojnë këtë rritje të pagës minimale. – Advertisements –
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 7,554 testime, 1,164 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 9 humbje jete dhe 1,987 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë nga qytetarët jashtë Kosovës. – Advertisements – Sela këtë e bëri të ditur pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Këto takime janë në funksion të një rivendosjeje të komunikimit më se të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme”. “Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat, të cilat janë vënë…

