Gjiganti teknologjik, Facebook, është përballur për herë të parë në 18 vjet me rënie të përdoruesve aktivë. Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se përdoruesit aktivë ditorë kanë rënë në 1.929 miliard në çerekun e fundit të vitit 2021, në krahasim me 1.930 miliard në çerekun paraprak. Kjo kompani ka paralajmëruar për rënie të fitimeve teksa përballet me garë nga rivalët si TikTok dhe YouTube, meqë edhe reklamuesit janë duke zvogëluar shpenzimet. Pas njoftimit, vlera e aksioneve të kompanisë Meta ka rënë për 20 për qind, shifër që në të holla përkthehet me 200 miliardë dollarë. Vlera e aksioneve…
Author: almakos
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka kallëzuar në prokurori 21 punonjës policie përgjatë muajit janar. Ky fakt është bërë i ditur përmes një raporti mujor të publikuar nga ky institucion. Po ashtu më raport thuhet se është kallëzuar penalisht dhe një efektiv i Gardës së Republikës, ndërsa 22 policët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut të SHÇBA thuhet se janë arrestuar 4 efektivë. Mësohet se pas hekurave përfunduan dhe 1 punonjës i Gardës, si dhe 21 qytetarë, nga të cilët 8 në flagrancë, ndërsa në kërkim janë dy efektivë.…
Gazetar: Igor Stefanovski – Advertisements – Trajko Veljanovski dhe Dragi Rashkovski do të mbrohen në liri. Për ta nuk vlen më masa e arrestit shtëpiak pasi Gjykata e Apelit në Shkup shfuqizoi të njëjtën. Ish kryetari i Parlamentit, Veljanovski ka ofruar garanci prej rreth 210 mijë euro si pronë se nuk do të arratiset, shkruan Alsat. Nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nëse arratiset, shteti do t’ia konfiskojë shtëpinë, garazhin dhe tokën që e jep nën hipotekë shtetërore. Apeli ka dhënë arsyetim se përse e ka liruar Veljanovskin. “Garancia paraqet siguri të mjaftueshme dhe e largon rrezikun për arratisjen e…
Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi siç tha kryesuesja e seancës gjatë njoftimit të vendimit, ajo nuk arriti “të përmbysë gjithë barrën e provës në kriterin e pasurisë”. Kombi ishte hetuar vetëm për këtë kriter dhe trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin, njoftoi se vendosi të rrëzonte një kërkesë për çelje hetimesh në dy kriteret e tjera. Bekteshi tha gjatë njoftimit se Kombi kishte sjellë prova dhe përmbysur vetëm pjesërisht gjetjet shkarkuese. Gjatë seancës dëgjimore u konstatuan pamundësi financiare për blerjen…
Gazetar: Mefail Ismaili – Advertisements – Policia ka sekuestruarnë Aeroportin e Shkupit, mbi një ton pararendës nga i cili do të prodhohej amfetaminë me vlerë mbi 50 milionë euro dhe ka shkatërruar grupin kriminal ndërkombëtar, shkruan Alsat. Në aksionin ndërkombëtar kanë marrë pjesë Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorinë Publike të Turqisë, Shërbimet Doganore të Turqisë Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore. Lënda e sekuestruar llogaritet si pararendës për të fituar amfetamine, e klasifikuar në kategorinë e parë të listës kombëtare të pararendësve, Ministri i Punëve…
Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një 4-vjeçar është përplasur sot për vdekje nga një makinë në fshatin Samaticë të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Sipas burimeve policorem R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi është shoqëruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit…
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. – Advertisements – Në takim është vendosur që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se kanë rekomanduar lehtësim të masave Anti-COVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi. Latifi ka treguar se ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00. Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në…
Dëshmitari kryesor i vrasjes së Endri Mustafës vitin e kaluar në shkodër, 15-vjeçari Ergys Malja, është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë. I riu së bashku me Ibrahim Licin, janë marrë të pandehur për akuzën e “Vrasjes me paramendim” ndaj mikut të tyre, Endri Mustafa, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Maj 2021 në Shkodër. Aktualisht kjo dosje penale është çuar në gjykatë por dëshmitari kryesor dhe njëherësh i pandehuri, Ergys Malja, është tërhequr nga rrëfimi i tij, duke pretenduar se gjithçka ka deklaruar për veten dhe Ibrahim Licin në fazën e hetimeve paraprake, ka qënë e pavërtetë. Vullnetin e tij për…
Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se paga minimale duhet të rritet shumë më tepër se 18 mijë denarë pasi me të ardhurat që marrin nuk arrijnë ti mbulojnë as gjërat më elementare për jetë. Ata thonë e janë pikërisht të ardhurat e ulëta dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve që po largon popullatën nga vendlindja në kërkim të një jetë më të dinjitetshme në shtetet e Evropës. – Advertisements – “Rroga minimale duhet të bëhet minimum 25.000, s`ke mundësi ndryshe, edhe me 18.000 është pak. Nuk dalin askund, me katër anëtar të familjes, minimum 25 000 të jetë. E…
Gazetari Artan Hoxha sot solli detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Bledar Muçës në Belgjikë. Ai tha se vrasja e tij mund të jetë kryer nga tre persona. I ftuar në ‘abcnews’, Hoxha deklaroi se autoritetet belge po hetojnë ngjarjet e mëparshme në të cilat ka qënë pjesë Muça. Hoxha tregoi se ka qënë disa në Belgjikë, aty ku ka vizituar banesën e Muçës që sipas tij ishte përballë stacionit të policisë. “Muça nuk kishte qenë problematik aty. Por nuk ishte i panjohur për belgët. Në 2018 Muça kishte pasur një dosje me Florenc Capjan dhe një tjetër…
Netflix ka shtuar një opsion të ri që të gjithë përdoruesit e kishin kërkuar prej kohësh. Shërbimi më i ndjekur i transmetimit i ka lejuar gjithmonë shikuesit të kthehen për të parë filma ose episode televizive që kishin lënë pezull. Këto filma dhe seriale janë përfshirë në një kategori të quajtur “Vazhdo të shikosh”. Megjithatë, deri më tani, shikuesit e platformës nuk kanë qenë në gjendje të modifikojnë manualisht radhën e tyre në këtë kategori. Kjo do të thotë që nëse do të shikonit pesë minuta diçka dhe e hiqni se nuk iu pëlqen, filmi ose seriali do të mbetet…
Një fotograf në qytetin e Korçës ka rënë pre e mashtrimit të një shtetasi, i cili hiqej sikur punonte në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në këtë qytet. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. A., 31 vjeç, i cili e ka gënjyer kohë pas kohe fotografin, me premtimin se do ta favorizonte për të fituar një tender për shërbimet fotografike, që kryen struktura e lartpërmendur. Fotografi, i ka dhënë për një periudhë kohe gjithsej 152.000 lekë mashtruesit 31-vjeçar, por kur ka kuptuar se e gjitha ishte një gënjeshtër, i është drejtuar Komisariatit…

