Author: almakos

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten të shtyjë sërish seancën publike për çështjen me objekt shqyrtimi, vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Shtyrja erdhi pas kërkesës së përfaqësuesit të presidentit për 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për pyetjet që i drejtuan gjyqtarët dhe kërkuesit. Parashtrimet e përfaqësuesve të presidentit u fokusuan tek procedura e ndjekur nga Kuvendi për nisjen e hetimit parlamentar si dhe vendimmarrjen, duke i cilësuar ato të zhvilluara në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të parimeve kushtetuese. Në vijim anëtarët e trupës së Gjykatës Kushtetuese i drejtuan rreth 70 pyetje…

Lexo më Shumë

Në emisionin e sontëm “Rruga drejt”, ku i ftuar është zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu u diskutua edhe për rastin e Almirit. – Advertisements – Me këtë rast gazetari Adrian Kerimi pyeti zëvendësministrin Nuhiu, nëse Branislav Stefanovski është akoma apo jo ekspert në listën e ministrisë së Drejtësisë. Ndryshe Stefanovski ka kryer ekspertizën e cila rastin e Almirit e ka çuar në rigjykim. “Është ky Branisllav Stefanovski i cili ka bërë ekspertizën neuro-psikiatrike të Boban Iliçit, ekspertizë e cila e ka dërgua lëndën në rikualifikim. Në momentin kur është angazhuar ky person nuk ka pasur licencë valide, dhe ju e…

Lexo më Shumë

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Kandidatët e propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike janë miratuar në mënyrë unanime nga kryesia e PD-së. Kandidatët e miratuar: Bashkia Shkodër: Xhemal Bushati, Bashkia Durrës: Luan Hoti Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, Bashkia Dibër: Luan Haka Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi Bashkia Vorë: Ymer Marku.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i drejtësie Agim Nuhiu i pyetur nga autorja e emisionit “Rruga Drejt”, Arta Tahiri nëse rasti “Monstra” është gjykuar me peshoren e drejtësisë, u shpreh se ka dilema sa i përket këtij rasti dhe se për te është e papranueshme që ministrja e brendshme e asaj, menjëherë pas aktit dha kualifikimin se është akt terrorist, shkruan Alsat. – Advertisements – Nuhiu madje ish ministren Gordana Jankullovska e quajti “partizania e vogël që ndiqet nga patrulla gjermane. “Sigurisht që në procesin gjyqësor penal është gjyqtari ai i cili e mat me peshore drejtësinë. Unë gjithnjë kam pas qëndrim kritik dhe…

Lexo më Shumë

Një banesë ka marrë flakë në një pallat të vjetër në qytetin e Elbasanit. Siç shihet dhe nga pamjet e Panorama.al dëmet e shkaktuar janë të shumta, por fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve. Bëhet me dije se nuk rrezikohen banesat e tjera në pallat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Lexo më Shumë

“Ka forca si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari që nuk duan që ne të kemi fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Ballkan”, tha sot pasdite kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për BNT. – Advertisements – Ai shtoi se ato forca do të përdorin çdo mundësi që kanë “në javët e ardhshme” për të bllokuar procesin. Kështu Petkov u përgjigj i pyetur për veprimet e presidentit Stevo Pendarovski, i cili javën e kaluar u takua me përfaqësuesit e maqedonasve nga Bullgaria. “E bukura e një njeriu që ka një vizion të qartë se çfarë dëshiron të…

Lexo më Shumë

Në një mbledhje maratonë që zgjati 6 orë, nënkomisioni i Ligjeve për përzgjedhjen e kandidatëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjodhi të mërkurën 4 anëtarët e rinj, përmes një procesi që u kontestua nga opozita. Pasi nuk u arrit konsensusi mes deputetëve, përzgjedhja u hodh në short, ku nuk parashikoheshin surpriza, pasi ishin aq kandidatë sa edhe vendet vakante në të dy këshillat. Sipas shortit, anëtarët e rinj të KLGJ-së do të jenë Yllka Rupa dhe Orjona Muçollari, ndërsa në KLP do të shkojnë Ilir Rusi dhe Mirela Bogdani. Deputetët organizuan një seancë dëgjimore…

Lexo më Shumë

Dokumentari i Xhorxhina Rodrigez, “Unë jam Xhorxhina”, ka arritur një shikueshmëri shumë të lartë. Gjithashtu në atë dokumentar shihen dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me jetën e Ronaldos, përfshirë këtu dhe koleksioni i tij i makinave. Makinat e tij shkojnë deri në çmimin 18 milionë paund së bashku. Makina më e shtrenjtë e futbollistit është një Bugati Çentodieçi, i cili kushton 8.5 milionë paund. Gjithashtu në garazhin e tij shikohen dhe makina të tjera si një Mercedez-Benc AMG S65, Lamburxhini Aventador, MekLaren Sena, Ferrari Monza, e shumë të tjera. Lista e çmimeve të supermakinave të Ronaldos: Bugatti Centodieci,…

Lexo më Shumë

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian dhe eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyuchyuk u takua sot me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel që nga marrja e detyrës, njoftojnë nga Kabineti i eurodeputetit. – Advertisements – Kovaçevski është në një vizitë dyditore në selinë e BE-së dhe NATO-s në Bruksel me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani dhe zv. kryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq. Fokusi i bisedimeve mes Kovaçevskit dhe Kyuchyuk ishte kthimi i besimit dhe dialogut, procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe iniciativat për shkëmbim kulturor…

Lexo më Shumë

Presidenti Biden njoftoi të enjten se udhëheqësi i grupit të dhunshëm të Shtetit Islamik ka vdekur gjatë një bastisjeje në mbrëmje në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib. Operacioni amerikan kishte në shënjestër Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi. Ai u vu në krye të grupit militant më 31 tetor të vitit 2019, vetëm disa ditë pas vdekjes së udhëheqësit të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, gjatë një bastisjeje nga forcat amerikane në të njëjtën zonë. Një zyrtar amerikan tha se ai vdiq njësoj si al-Baghdadi, duke u vetëvrarë me një bombë ndërsa forcat amerikane po afroheshin. Krahas tij mbetën të vdekur dhe anëtarëve…

Lexo më Shumë

Gazetar: Melihate Rustemi – Advertisements – Nxënësit e Vizbegut që mësojnë në disa nga shkollat e Çairit sërish mbeten pa transport publik duke u detyruar të bëjnë rrugë në këmbë mbi 4 kilometra për të ndjekur procesin mësimor. Që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë autobusi i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike nuk po kryen transportin e fëmijëve dhe për këtë madje nuk ka dhënë njoftim paraprak. “Mësoj te shkolla “Adem” Jashari”, jam në klasën e pestë. Si keni shkuar këto ditë në shkollë? Me makinë. Kush ju ka dërguar? Xhaxhai im. E kur jeni kthyer, si jeni organizuar? Njëjtë, ashtu siç…

Lexo më Shumë