Author: almakos

Protesta për Rexhail Qerimin dhe rastet e tjera, nga pjesëmarrësit u cilësua si protestë për t’i bërë thirrje ndërkombëtarëve për drejtësi, shkruan Alsat. – Advertisements – Njëri ndër organizatorët e protestës, Nagip Jonuzi, tha para mediave se s’janë ngritur për herë të parë dhe të fundit. “Po ia bëjmë me dije ndërkombëtarëve për rastet që kanë ndodhur. Këto raste janë të montuara. Vdekja në rrethana të dyshimta të Rexhail Qerimit,  rasti i tij dhe rastet e tjera nuk do të përfundojnë këtu. Thirrjet tona i drejtohen institucioneve ndërkombëtare”, tha ai./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Volumet e larta të përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit gjate 2021 rriten të ardhurat me ritme të larta si me vitin 2020 ashtu edhe me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave Zyrtare nga Autoriteti Portual, të ardhurat më 2021 kanë arritur në 2,8 miliardë lekë ose 48% më shumë se 2019 dhe 12% më shumë se ne 2020. Fitimi para tatimit është rritur me 26.55%, po krahasuar me vitin 2020. Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese që ky…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë informacion që sinjalizon se Rusia ka hartuar një plan për të fabrikuar një sulm fals ushtarak nga Ukraina në territorin rus dhe do ta përdorë këtë si pretekst për të sulmuar Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden. Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se fabrikimi i një videoje për një sulm të tillë është një nga disa opsione që Kremlini po përgatit për t’i dhënë pretekstin për të pushtuar Ukrainën, tha zyrtari. “Videoja do të publikohet për të vënë në dukje rrezikun ndaj sigurisë së Rusisë dhe për të mbështetur operacionet ushtarake”,…

Lexo më Shumë

Me pankartin “Liri, drejtësi dhe barazi”, ka filluar protesta në Shkup për tashmë të ndjerin Rexhail Qerimi i cili akuzohej në rastin “Alfa”, shkruan Alsat. – Advertisements – Protesta ka filluar në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të përfundojë para zyrës së Bashkimit Evropian. Për më shumë ndiqneni protestën LIVE në kanalin tonë në Facebook./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

“Secili prej jush ka mundësi ta ndryshojë botën”. Me këtë mesazh i është drejtuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të rinjve të pranishëm në pallatin e Kongreseve në eventin e hapjes zyrtare të aktiviteteve të Tirana Europian Youth Capital. “A mund ta ndryshoni shkollën tuaj, a mund ta ndryshoni klasën tuaj, veten tuaj, sepse një njeri që ndryshon veten mund të ndryshojë një klasë e një njeri që ndryshon një klasë ndryshon një shkollë e një njeri që ndryshon një shkollë ndryshon një qytet, një njeri që ndryshon një qytet ndryshon një komb, një njeri që ndryshon një…

Lexo më Shumë

“Ejani me ne dhe kaloni muajin me 15 mijë denarë”, ishte motoja e protestës që filloi para pak çastesh  nga LSM, të cilët ftuan edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj proteste për rritjen e pagës minimale, shkruan Alsat. – Advertisements – Sindikalisti i parë, Darko Dimovski i përsëriti kërkesat e tyre dhe theksoi se nëse nuk iu përgjigjen kërkesave në orën 16:00, do të fillojë grevë masive. “Paga minimale prej 18.000 denarë, rritje graduale e të gjitha pagave tjera, si dhe rekurs për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Nga kjo nuk ka asnjë lëshim”, tha Dimovski. Protesta është…

Lexo më Shumë

Në të gjithë botën, deri në momentet që flasim, janë infektuar me Covid-19 ose njëri nga mutacionet e tij 388.909.416 persona, prej të cilëve 5,732,814 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 308,208,563 të tjerë. Të dhënat e raportuara në worldometers.info në lidhje me Koronavirusin shihet se në të gjithë botën, sidomos pas festave të fundvitit, ka pasur një rritje galopante të shifrave të të infektuarve të rinj, por edhe të numrit të të prekurve, sidomos edhe pas daljes në skenë të varianteve të reja si Delta apo Omicron. Vendi ynë renditet në vendin e 96-të të këtij rankimi, duke lënë pas…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian Ursulla von der Lajen, në kuadër të vizitës dyditore të punës së institucioneve të BE-së në Bruksel. Në takimin ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar  për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Kryeministri Kovaçevski, theksoi se në periudhën e ardhshme, gjatë kryesimit të Francës me BE-në, një nga pritjet kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian, për të ndihmuart në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. – Advertisements – Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski si inkurajuese…

Lexo më Shumë

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kalon për gjykim dosjen penale ndaj Erion Alibejt. Ky i fundit është arrestuar për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Po shtu Erion Alibej dyshohet të jetë i implikuar në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Lexo më Shumë

Nga e hëna, Greqia shfuqizon masën e prezantuar më 19 dhjetor 2021 për PCR të detyrueshëm/test të shpejtë për hyrjen në vend si për udhëtarët e vaksinuar ashtu edhe për të pavaksinuar, masë kjo që vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë veriore, tha korrespondenti i MIA-s nga Athina. – Advertisements – Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha këtë mëngjes se ata që kanë një certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të kenë nevojë për një test udhëtimi në Greqi. “Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në vend për ata që kanë një certifikatë evropiane aktive do të jetë pa test…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një burg në Francë, ku është vetëvrarë një shqiptar. Mësohet se është vetëvrarë në burg 24-vjeçari shqiptar Donald Dishmeta. I riu shqiptar ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë ose 10 ditë para se të kryente aktin e rëndë. Pas kësaj, autoritetet franceze e kishin futur atë në izolim, vend ku dhe është vetëvrarë. Raportohet se trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas vendosjes së luleve mbi varrin e Goce Dellçevit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, theksoi se VMRO-DPMNE-ja sot në Kuvendin e Maqedonisë do të dorëzojë deklaratë me të cilën, siç tha, duan të marrin mbështetje nga të gjitha partitë politike, parlamentare dhe joparlamentare, për të forcuar themelet për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit. – Advertisements – “Unë pres që të gjitha partitë politike, qofshin ato parlamentare apo jashtë parlamentit, ta mbështesin deklaratën”, tha Mickoski, i cili nuk deshi të japë më shumë detaje për përmbajtjen e deklaratës dhe paralajmëroi konferencë…

Lexo më Shumë