Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kalon për gjykim dosjen penale ndaj Erion Alibejt. Ky i fundit është arrestuar për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.
Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Po shtu Erion Alibej dyshohet të jetë i implikuar në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.



