Aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish. Një 4-vjeçar është përplasur sot për vdekje nga një makinë në fshatin Samaticë të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.
Sipas burimeve policorem R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi është shoqëruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 14:00 në fshatin Samaticë, shtetasi R.Gj., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin G.O., 4 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit



