KLSH çoI në prokurori dy vartëset e Ogerta Manastirliut për abuzim me fondet publike. Ato janë numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë Erjona Hoxhaj, drejtoresha e kabinetit të Ogerta Manastirliut, në foton më poshtë:
Tjetra është Rudina Degjonin ish-drejtoreshë e FSDKSH, aktualisht drejtoreshë e Spitalit Memorial, që u përurua vitin e kaluar në Fier. Foto më poshtë:
Sipas njoftimit të Kontrollit të Shtetit, të dyja akuzohen për shpërdorim detyre në lidhje me menaxhimin e fondeve të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”.
Njoftimi i plotë i KLSH-së
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit me nr.579/1, datë 04.06.2021, ka ushtruar auditimin me objekt “Mbi përputhshmërinë e veprimtarisë ekonomiko-financiare” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale .
Nga auditimi i kryer janë evidentuar veprime të Drejtorit të Kabinetit pranë MSHMS, në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Projektit “Përmirësimi i Sistemit Shëndetësor”, si edhe ish Drejtorit të FDSKSH-së lidhur me mos funksionalitetin e sistemit të menaxhimit finanicar në 420 QSH-ve, të kryera në kundërshtim flagrant me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë detyrën e tyre funksionale, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për sa më lart cituar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzimin penal për dy funksionarët e lartpërmendur.



