Gazetare: Vjollca Aliti
– Advertisements –
Regjistrohet nën varianti i Omikronit në vend i njohur ndryshe edhe si lloji BA2.
ALSAT mëson se tek 5 pacientë të testuar për Kovid19 me teste specifike PCR është vërejtur sinjal për praninë e nën variantit më të ri BA2.
Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se ky nën variant është regjistruar në rreth 60 shtete të botës ndërsa ekspertë të ndryshëm kanë thënë se deri më tash nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Përveç variantit paraprak BA.1 dhe BA.2, OBSH rendit dy nën variante të tjera. Të gjitha janë të lidhura ngushtë gjenetikisht, por secili përmban mutacione që mund të ndryshojnë mënyrën se si ata sillen.
Ekspertët vendor kishin parashikuar prej më herët se pas Omikronit priten shumë nën mutacione tjera të cilat parashihen të jenë ndoshta më të transmetueshme por të cilat do të ishin shumë herë më të lehta se ato paraprake dhe të cilat dalë ngadalë do të shënojnë edhe fundin e pandemisë.
“Mendoj se edhe nëse paraqiten variante të tjera mund të jenë ndoshta më ngjitës se Omikroni por me më pak ndryshime në pasqyrën klinike të pacientëve. Pres që të kemi forma shumë herë më të lehta e më të lehta të virusit gjatë periudhës që vjen por jo zhdukje të tërësishme. Ndoshta fundi i vitit apo fillimi i vitit të ardhshëm sipas meje do të shënonte zhdukjen e virusit”, tha Mirko Spirovski, Imunolog.
Ajo çfarë deri tash të gjithë ekspertët rekomandojnë pas çdo paraqitje të mutacioneve tjera, është se vaksinimi është mënyra e vetme për mbrojtje më të sigurt nga virusi korona. Në Maqedoni deri më tash përqindja e personave të vaksinuar është mbi 40% ndërsa për tu arritur imuniteti kolektiv e nevojshme është vaksinimi i 80% të popullatës./ Alsat.mk



