“Çdo votë për ‘Shtëpinë e Ilirit’ është votë për Edi Ramën”. Kështu deklaron Partia Demokratike teksa sulmon koalicionin LSI-Berisha. Sipas PD, për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës dhe se Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën.
“Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës.
Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me Edi Ramën.
Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën. Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës
Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën”, deklaron PD.



